BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiSI MUND TA DIJË BESIMTARI SE I ËSHTË PRANUAR VEPRA DHE A...

SI MUND TA DIJË BESIMTARI SE I ËSHTË PRANUAR VEPRA DHE A MUND TA NDIEJË NJË BESIMTAR SE VEPRA E TIJ ËSHTË E PRANUAR

Një person nuk edi nëse vepra e tij është e pranuar,njohja e kësaj është vetëm tek Allahu,kjo është arsyeja pse selefët i frikësoheshin shumë se veprat e tyre nuk do t’i pranoheshin.
Selefët bënin vepra të mira madhështore dhe frikësoheshin se mos nuk do t’u pranoheshin.

وَٱلَّذِينَ يُؤۡتُونَ مَآ ءَاتَواْ وَّقُلُوبُهُمۡ وَجِلَةٌ أَنَّهُمۡ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ رَٰجِعُونَ
Edhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre, El Muminun 60

Por muslimani duhet të bëjë vepra të mira,të veprojë në bindje ndaj Allahut dhe të ketë një mendim të mirë për Allahun Azze ue Xhel.
Sa i përket dije se veprat janë pranuar,askush përveç Allahut [Subhanehu ue teala]nuk e di këtë.

Prandaj disa nga sahabët kanë thënë:

“Nëse do t’a dija se Allahu ka pranuar nga unë një grimcë vepre,unë do të dëshiroja të vdisja.”

SEPSE NËSE ALLAHU PRANON NGA NJË PERSON,KJO DO TË THOTË SE AI ËSHTË NGA BANORËT E XHENNETIT.

ALLAHU I LARTËSUAR THOTË:

VËRTET ALLAHU PRANON VETËM PREJ ATYRE QË JANË EL-MUTEKUNË [TË PËRKUSHTUAR NË BESIMIN E PASTËR ISLAM] EL-MAIDE 27.

Prandaj,një nga shkaqet e pranimit të veprave është devotshmëria ndaj [Allahut Subhanehu ue teala] duke bërë atë që Ai ka urdhëruar ,duke braktisur atë që Ai e ka ndaluar,duke nxituar në bindje ndaj Tij dhe të qëndrosh larg mosbindjes ndaj Tij.

Kjo është një nga shkaqet që veprat të pranohen.

SALIH BIN FEUZAN EL-FEUZAN

Must Read