BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiA do ta kemi të lehtë t’i përkushtohemi kualitetit të adhurimit në...

A do ta kemi të lehtë t’i përkushtohemi kualitetit të adhurimit në Ramazan? Nga Hoxhë Enis Rama

A do ta kemi të lehtë t’i përkushtohemi kualitetit të adhurimit në Ramazan?

A është rruga drejt adhurimit kualitativ e shtruar dhe e rrahur, apo ka pengesa në të?

Ti mund ta dëshirosh përmirësimin, madje mund ta kesh të fortë ndjenjën se Allahu është duke të përcjellë, por mos mendo se të gjitha këto do të kalojnë me lehtësi. Patjetër që do të ketë pengesa. Në fakt, këto pengesa janë të metat e nefsit tënd, të cilat që nuk i vë në pah asgjë tjetër veç përpjekjes për të qenë i mirë.

Sa e sa të meta ka në nefsin e njeriut për të cilat ai kurrë s’do të dijë! Sa e sa pengesa ka nga nefsi dhe nga shejtani të cilat asnjëherë nuk i merr vesh, derisa të synosh ta bësh adhurimin më kualitativ. Ndoshta, për llojin e leximit të Kur’anit që tani ti bën shejtani nuk do të të shqetësojë shumë. Apo për llojin e namazit që ti bën nefsi nuk të shqetëson shumë, meqë ka njëfarëlloj “marrëveshje” mes teje dhe nefsit që ky lloj të jetë i pranueshëm. Mirëpo, në qoftë se ti e cenon këtë “marrëveshje” synuar përmirësim të kualitetit, do ta shohësh reagimin. Por, kjo nuk duhet të na zmbraps dhe as të na zhgënjejë, sepse, nëse nuk na shfaqen të metat sot, patjetër do të na shfaqen nesër. Në qoftë se të metat tona nuk i nxjerrë në pah fuqia e kualitetit të adhurimit, do t’i nxjerrë fuqia e Zjarrit të Xhehenemit.
Ty të takon të zgjedhësh se me çfarë do t’i nxjerrësh të metat e tua.

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit) duke mos mbetur i fshehur asnjë sekret juaji”.
(el-Hakka, 18)

Ndoshta, gjëja më e frikshme për Selefët lidhur me Ditën e Gjykimit ishte befasia. Shumë prej tyre kalonin kohë të gjata në adhurim dukë qarë e duke medituar për ajetin: “Prej Allahut do t’u prezantohet ajo që ata nuk e llogaritnin”. (Zumer, 47)

Pra, Allahu do të ta shfaqë atë që ti nuk ke dashur të shfaqet prej teje në këtë botë. E, tash ti zgjedh ose ta shfaqësh vetë, ose të ta shfaqë Allahu .
Kuptoni, vëlla dhe motër e nderuar, se kualiteti i adhurimit garanton shfaqjen e të metave, shfaqjen e dobësive, shfaqjen e nevojës për pendim. Nuk ke mundësi që ta kuptosh drejt nevojën për falje gjynahesh nga Allahu , lirimin nga zjarri i Xhehenemit në Ramazan apo ndikimin e Ramazanit në faljen e mëkateve, në qoftë se këto nuk i trazon me kualitetin e duhur të adhurimeve. Atëherë dhe vetëm atëherë do të shohësh se ku qëndron.

Me shtimin e kualitetit, mund të mos kesh mundësi të ecësh, për shkak të ndonjë pengese, dhe të shohësh se sa është me rëndësi që Allahu të ta largojë atë pengesë. Kjo është si shembulli i një njeriu i cili rri ulur dhe sipër supeve ka një pengesë të cilën nuk e vëren derisa është ulur. Ai mund të qëndrojë me orë të tëra dhe të mos e kuptojë se ka problem. Mirëpo, këtë do ta kuptojë vetëm kur të fillojë të ngrihet në këmbë. Pra, për pozitën e ulët që kemi mundemi të mos e kuptojmë kurrë barrën e mëkateve të cilat i bartim, ngase jemi mësuar me to dhe ndihemi rehat më bërjen e tyre. Atëherë kur të tentosh të ngrihesh në këmbë, çka nënkupton ngritjen e kualitetit të adhurimeve, do të shohësh sa shumë ke nevojë t’i thuash Allahut O Allah, Ti je Falës Bujar dhe e do faljen, andaj më fal!

Pra, të mos jetë më kërkimi i faljes një kërkesë e zakonshme, por një nevojë jotja. Le ta nxjerrë në shesh nevojën për kërkimin e faljes përpjekja jote për t’u ngritur.

Kemi përmendur më herët adhurimin el Unsu Bilah, që është kënaqja e njeriut në shoqëri me Allahun ashtu sikurse kënaqet në shoqërinë e një miku të dashur të tij. Ti ende nuk ke arritur të ndihesh kësisoj në shoqërimin e Allahut . Të mos ketë keqkuptime: unë nuk them se, nëse nuk arrin të ndiesh këtë kënaqësi, kjo gjendje është haram, por po e theksoj faktin se kjo është një shkallë. Selefët tanë kanë qarë, kur hynte koha e sabahut, duke e vajtuar kalimin e shpejtë të ibadetit dhe ndarjes nga shoqërimi me Allahun .

Dikush mendon se ngritja tek Allahu bëhet vetëm nëpërmjet kënaqjes. Kjo po që është e vërtetë pjesërisht, por ka edhe sprova drejt këtij qëllimi dhe jo çdokush mund të ngrihet lart. Ka frika tëndryshme përgjatë kësaj ngritjeje zmbrapsja nga të cilat na shkakton shtresimin e të metave, të cilatvetëm vijnë duke u trashur dhe pengojnë lëvizjen e dëshiruar. Kjo ngase duke qëndruar në vend nuk e ndiejmë peshën e rëndë. Ngjashëm, vërejmë se me tempin e tanishëm të adhurimeve nuk jemi duke u lodhur, por në Ramazan, kur të mundohemi pak më shumë, shohim se na mungon forca.

Kështu, nxjerrja në shesh e të metave tona dhe njohja e forcës sonë reale bëhet vetëm nëpërmjet kualitetit të adhurimeve. Sa më kualitativ të jetë adhurimi, aq më e qartë do të dalë pasqyra e gjendjes sate.

Kjo temë është për ata që e kanë bërë nijet të përballën guximshëm me faktin se kush janë në të vërtetë. Kjo është si shembulli i një njeriu i cili pëson aksident dhe merr lëndime të rënda në fytyrë dhe e ka vështirë ta shohë vetveten herën e parë pas lëndimit. Mirëpo, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse t’i çelë sytë, se nuk mund të qëndrojë symbyllazi, për shkak të pamundësisë për t’u ballafaquar me dhimbjen e asaj që i ka ndodhur.

Hapi sytë guximshëm dhe njihe veten tënde në këtë Ramazan përmes kualitetit te adhurimeve.

Kjo është ajo ndërlidhja mes shkakut dhe pasojës. Kualiteti i adhurimit dëshmon se ti je duke e ndier përcjelljen e Allahut mbi ty dhe duke u ngritur kah ihsani. Sa më kualitativ të jetë rrugëtimi, aq më e sigurt do të jetë arritja.

Por, para se të fillojmë përmirësimin e kualitetit, kemi një varg nijetesh fillestare për të bërë. Sa më shumë nijete (motorë) të aktivizosh, aq më shpejtë do të mbërrish fundin. Prandaj, nuk është mirë të fiket ndonjë motor përderisa je duke fluturuar. Besimtari mund që në një pune të bëjë një apo dhjetë nijete. Sa më shumë nijete të bëhen, aq më shumë kualitet do të ketë vepra.

E lusim Allahu që të na japë jetë dhe shëndet për ta arritur dhe kaluar Ramazanin si duhet, por kësaj radhe me një kualitet më të lartë, që t’i arrijmë synimet që i përmendëm.

Vazhdon…

Autor: Enis Rama
Titulli:  Një Ramazan më ndryshe
Formati: 5.9 x 5.9
Faqe: 18
Botues: QSNI

Must Read