BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA duhet t’i kërkoj hallall atij personi apo vetëm të kërkoj falje...

A duhet t’i kërkoj hallall atij personi apo vetëm të kërkoj falje tek Allahu?

 

A duhet t’i kërkoj hallall atij personi apo vetëm të kërkoj falje tek Allahu?

 

Pyetja:

Selam alejkum!

Lus Allahun t’ju shpërblejë për punën që po bëni. Kam një pyetje për hoxhën, që inshallah do të më përgjigjet.

Pyetja: Kam dëgjuar një ligjëratë të një hoxhë që nuk bën të mallkosh, por unë kam mallkuar një person përmes telefonit me një mesazh dhe mallkimi ka qenë kështu: Allahu të mallkoftë si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër! Këtë mallkim e kam bërë për shkak që ai person më ka lënduar shumë. Tani desha të di a duhet t’i kërkoj hallall atij personi apo vetëm të kërkoj falje tek Allahu?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vërtet mallkimi i tjetrit në Islam nuk është prej veprave me të cilat duhet të karakterizohet besimtari. Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu shënojnë një hadith në të Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Besimtari nuk është shpifës, e as mallkues, e as vulgarë e i shpifur.” (Albani e cilëson të saktë)

Gjithashtu Buhariu dhe Muslimi përcjellin një hadith tjetër, në të cilin Muhamedi, salallahu alejhi ve selem thotë: “Mallkimi i besimtarit është si vrasja e tij.”

Duke i pasur këto citate dhe citate të tjera themi se praktika juaj nuk ishte e mirë, edhe pse nuk e kemi parasysh se çfarë ishte shkaku që ju shtyu ta bëni një veprim të tillë. Sido që të jetë, nga pyetja juaj vërehet se jeni penduar dhe e keni kuptuar se veprimi juaj nuk ishte me vend. Prandaj ju duhet të pendoheni së pari tek Allahut i Lartëmadhëruar pasi mallkimi ashtu si kuptuam nuk është i mirë nga vështrimi islam. Pastaj duhet t’i kërkoni falje edhe personit të cilin e keni lënduar dhe e keni mallkuar. Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read