– Namazi është kushti më madhështor i Islamit pas dy dëshmive.
– Namazi është urdhër i Allahut, dhe ai është prej çështjeve më të rëndësishme të fesë.
– Namazi është pasqyrë e veprës së muslimanit dhe peshore e madhërimit të fesë në zemrën e besimtarit.
– Namazi është udha e besimtarëve dhe simboli i fitimtarëve.
– Namazi të ngritë dhe të afron tek Allahu, dhe ai është shkollë edukative.
– Namazi është rehati, lumturi, perlë e syrit, dritë dhe argument.
– Namazi është dhuratë hyjnore për robin dhe praktikë e udhëzimit (traditës së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!)
– Namazi është falënderim për mirësitë e Allahut dhe fut mërzi tek qafirët.
– Namazi është pengesë nga veprat e ndaluara dhe mbrojtës nga pasionet.
– Namazi është shlyes i veprave të këqija dhe pastrues nga gabimet.
– Namazi është ai tek i cili kthehet besimtari gjatë brengave, dhe është ruajtës e mbrojtës i tij.
– Namazi sjell rrizkun dhe është çelës i udhëzimit.
– Namazi është shpëtim nga dënimi i varrit.
– Namazi i ngritë derexhet (gradët) tek Allahu.
Përktheu: Burim Koçinaj