BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA i lejohet femrës me të përmuajshmet që ta lexojë Kuranin

A i lejohet femrës me të përmuajshmet që ta lexojë Kuranin

 

Selamu Alejkum. Doja qe tju pyesja se:A i lejohet femres me te permuajshmet qe ta lexoje Kuran.Diku e degjova qe po.Po nese eshte keshtu ajo si mund te mare abdes kur dihet se per te lexuar Kuranin duhette miret abdes.Allahu ui shperblefte me te mira.

ALEJKUM SELAM

 
FALENDERIMI I TAKON ALLAHUT KURSE SALAVATET DHE SELAMET TE DERGUARIT TE TIJ…
 
Femres em menstruacione nuk i lejohet ta prek Kuranin dmth. nuk i lejohet ta lexoj duke e prekur ate me dore. kurse sa i perket leximit pa e prekur Kuranin, qofte permendesh apo duke qendruar afer Kuranit porse pa e prekur ate, ne kete rast sipas nje mendimi te dijetarve i lejohet. te tjeret mendojne se i lejohet vetem permendesh kurse me shikim ne te jo. une mendoje se permendesh i lejohet ne te gjitha rastet kurse duke shikuar ne te pa e prekur i lejohet vetem kur eshte duke e perseritur nga frika qe te mos e harroje, apo duke mesuar faqe te re qe e ka obligim ne shkolle etj. pra me arsye. dhe them se ne kete lloj leximi nuk mendoj se duhet te prese shperblim per ate lexim porse shperblimi eshte vetem per mundin e saj ne kerkim te dijes. 

nga ky kendveshtrim themi se ne kete rast dhe keto forma asaj i lejohet leximi edhe pa abdes pasi ka arsyet dhe urgjencat e saja dhe behet me qellim mesimi e jo adhurimi.
 
Ta perseris per te mos harruar se ne te gjitha rastet asaj nuk i lejohet prekja e tij direkte, por nese ka nevoje per ta prekur atehere e bene permes gjerave ndermjetesuese si doreza, peshqir, etj.
 
Allahu e di me se miri!

me respekt: Lulzim Susuri
26/08/2011
Burimi: EhliHadithi.com

Must Read