BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaA lejohet që gruaja t’i shikojë burrat në televizor

A lejohet që gruaja t’i shikojë burrat në televizor

A lejohet që gruaja t’i shikojë burrat në televizor

Nga Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin

 

Kur gratë t’i shikojnë burrat, qoftë në televizion apo gjetiu, njëri nga këta dy skenarë mund të ndodhë:

1 – Që t’i shikojë me epsh dhe kënaqësi, kjo është haram për shkak të të keqes dhe joshjes (fitnes) që ndodh.

2 – Që t’i shikosh thjeshtë pa epsh dhe kënaqësi; këtu nuk ka asgjë të keqe sipas pikëpamjes më të saktë të dijetarëve. Kjo lejohet sepse vërtetohet se Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka shikuar një Etiopas kur ata po luanin në xhami, dhe Pejgamberi (Allahu ia lartësoftë gradën dhe i dhuroftë paqe) po e mbulonte atë nga ata, dhe ai e miratoi këtë veprim të saj.

Gratë ecin nëpër tregje dhe i shikojnë burrat, qoftë kur janë duke bartur shaminë, andaj, gruaja mund të shikojë burrin qoftë edhe nëse ai nuk e shikon atë, me kushtin që të mos ketë ndjenja të epshit apo joshjes (fitne).

Nëse ka ndonjë ndjenjë të epshit apo joshjes, atëherë, është haram për të që t’i shikojë, qoftë në televizor apo gjetiu.

Referenca: Fetava el-Mar’ah el-Muslimeh, 2/973

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read