A lejohet të bashkëjetoj me vajzën që kam bërë kurorë me të, por nuk e kam marrë në shtëpi?
Pyetja:
Selam alejkum!
Jam student dhe banojmë bashkë me të fejuarën dhe ajo studente, jemi fejuar dhe kemi vazhduar së bashku studimet, prindërit na kanë bërë nikah (kurorë) me pjesëmarrjen e hoxhës sipas obligimeve islame, mirëpo ne kemi bërë marrëdhënie seksuale, pra e kemi kryer marrëdhënien e parë seksuale. A është mëkat për ne, edhe pse jemi me kurorë nga hoxha, por nuk jemi martuar publikisht. Si na udhëzoni për të mos bërë mëkate?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Nëse ju e keni bërë aktin e kurorëzimit me prezencën e prindit të vajzës dhe familjet e juaja janë në dijeni në lidhje me këtë ashtu si e përmendini, atëherë raporti në mes juve dyve është raport legjitim dhe ju dy konsideroheni burrë e grua për njëri tjetrin. Ndërsa fakti se ti ende nuk e ke marrë gruan në shtëpinë tënde (te prindërit), është një rrethanë që ndërlidhet me studimet që i vazhdon ti dhe gruaja jote. Prandaj, përderisa është realizuar kurorëzimi, juve edhe si student mund të bashkëjetoni dhe u lejohen të gjitha veprimet të cilat janë të lejuara në mes të burrit e gruas. Zoti e di më së miri!
Alaudin Abazi
Burimi: http://www.klubikulturor.com/