BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA lejohet të falem aty ku ka foto lakuriq?

A lejohet të falem aty ku ka foto lakuriq?

A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?

Pyetje: Selam Alejkum, Hoxhë i nderuar. Pytja ime është kështu: A Lejohet me një objekt, ku ka foto Lakuriq, me fal namazin në atë vend?

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Muslimanit nuk i takon të qëndrojë aty ku gjenden fotografi të tilla, e jo më të falë namaz në ato vende. Shikimi në gjëra të tilla, është shkak prej të cilit arrihet hidhërimi i Allahut. Andaj, muslimani duhet të qëndrojë larg atyre vendeve. Ndërsa nëse është i imponuar që të qëndrojë aty, dhe nuk ka mundësi që të largohet për ta falur namazin, atëherë namazi i tij është në rregull, dhe Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë së tij.

Allahu e di më së miri.

Burimi:
100 Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read