BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA lejohet të falet namazi me kapelë dimri?

A lejohet të falet namazi me kapelë dimri?

 

 

Pyetje:

A lejohet të falet namazi me kapelë dimri, e cila e mbulon ballin, apo edhe me doreza, meqë disa e mohojnë namazin e atij që falet më kapelë që mbulon ballin, apo me doreza.


Përgjigje:

Kapela që mbulon ballin apo dorezat nuk e pengojnë namazin dhe lejohet të falemi me to. Në hadithin që Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë, se është urdhëruar të bëjë sexhde me shtatë gjëra dhe ka bërë shenjë nga fytyra (d.m.th., balli dhe hunda se janë një gjë e vetme), dy shuplakat, dy gjunjët dhe anët e gishtërinjve të këmbës. Po të kushtëzohej se duhet që balli d.m.th., lëkura të preki në shesh dhe me duart po ashtu, atëherë edhe te këmbët do të duhej të mos veshim çorape. Po një gjë të tillë dhe këtë lloj kushtëzimi nuk e kemi dëgjuar nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, Allahu e di më së miri.



Ali Shabani – Burimi: www.albislam.com

www.islamifejaevertete.com


Must Read