BallinaAKIDEAkide të ndryshmeA më pranohet namazi nëse nuk e di nga cila anë i...

A më pranohet namazi nëse nuk e di nga cila anë i bie kibla saktëtësisht?!

A më pranohet namazi nëse nuk e di nga cila anë i bie kibla saktëtësisht?!

Pyetje: Selamu alejkum… a më pranohet namazi nëse nuk e di nga cila anë i bie kibla? Allahu jua shpërbleftë…

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshim mbi vulën e profetëve, Muhamedin, familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnikë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Pyetës i nderuar! Duhet të dimë se drejtimi nga kibla është një nga kushtet e pranimit të namazit, pra nëse ajo nuk realizohet -në gjendje normale dhe kur e di nga është-, namazi nuk pranohet.

Por, nëse dikush është udhëtar në një vend, apo është mik diku dhe në objektin ku është nuk e di se nga bie kibla dhe falet me hamendje duke menduar se andej nga është drejtuar është kiblja, atëherë ky namaz është i pranuar, edhe nëse nuk ia qëllon.

Por, nëse je banor i një vendi dhe në shtëpinë ku je nuk e di nga është kibleja, atëherë duhet që të pyesësh ose të shohësh drejtimin e xhamive -sidomos mihrabin- apo nëpërmjet shenjave që janë të njohura. P.sh.: në Shqipëri kibleja është nga Juglindja.

Pra kërkohet nga muslimani që të pyesë për të gjetur kiblen, sidomos nëse në atë qytet ka xhami apo qendra islame, e nëse është në ndonjë vend ku këto mungojnë, falet andej nga mendon se është kibleja, derisa të informohesh drejtë se nga është drejtimi i saj.

Nëse ia ke qëlluar elhamdulilah, e nëse ke qenë gabim, drejtohesh nga ana e duhur, por ato namaze që ke falur janë të sakta dhe nuk i përsërit.

Allahu e din më mirë.

Burimi:
Bledar Haxhiu
Burimi i Jetës

Must Read