Më lini o paganë në këtë fe që kam!
Nuk i besoj yjet, as hënën as diellin!
Se unë jam, e kam lindur musliman!
Mos më ftoni që të adhuroj bredhin!
Unë adhuroj vetëm Allahun e Madh!
I Cili më Krijoi, e më ka dhënë jetën
Vetëm Ai më përgjigjet kur kam hall
A të besoj t’kotën e të lë t’vërtetën?!
Lërmëni o paganë që adhuroni varre
gurë, pemë, mite, e njerëz të vdekur
që shpirtave nga frika u ndizni zjarre
po besimi në Allahun ku ju ka mbetur?!
Vallë kush është Krijuesi Madhështor
që krijoi tokën,hënën, diellin e qiellin?!
Kush i dha njeriut sy, veshë dhe dorë
A po e kërkon prej bredhit bereqetin?!
Dije o vëlla se përveç Allahut Absolut
askush veç Tij nuk t’sjell dëm as dobi
askënd tjetër mos beso, e mos ju lut
edhe në qoftë se t’a quajnë “Vit të ri”!
Thuaj: Unë adhuroj Atë që më Krijoi,
vetëm prej Tij kam frikë dhe shpresë!
E kush përveç Tij diçka tjetër e besoi,
do jetojë larg prej Tij derisa të vdesë!
E kur t’i kthehet Atij do t’jetë i dëbuar
e do bashkohet me të gjithë paganët!
I thuhet: Shko tek ajo që pate besuar
s’mund t’bashkohesh me muslimanët!
Pra më lini o paganë, në besimin tim,
e besoni zjarr, pemë, gurë e ç’të doni
Se mua më mjafton All-llahu – Zoti im
e festa pagane u lutem mos më uroni!
Bashkim Selmani – Forumi i muslimanëve Pukjan