A vuani nga mungesa e ndonjë prej përbërësve ushqyes?
Më shumë e më shumë studime po tregojnë se sëmundjet kronike janë të ndërlidhura me mungesat e përbërësve ushqyes[nutrientëve].
Në një ambient ideal, ne do të merrnim çdo gjë që kemi nevojë nga ushqimet. Megjithatë, për shkak të faktorëve si degjenerimi i kualitetit të dheut tonë dhe rritjes së helmueshmërisë kimike të ambientit tonë, ushqimi jonë tashmë nuk përmban nivelet adekuate të këtyre përbërësve thelbësor.
Mund të jetë e vështirë për t’i marrë këto vitamina dhe minerale të kërkuara për të mbajtur trupin tonë të shëndetshëm, vetëm nga dieta. Andaj, marrja e këtyre përbërësve si shtesa është një mënyrë e mirë për të mbushur depot tona. Në fakt, një studim i fundit ka zbuluar se ju mund të shëroheni nga ftohja sezonale më shpejtë nëse merrni shtesa të zinkut.
Përpara se të drejtoheni për të marrë shtesa të shtrenjta, është vitale për të adresuar konsideratat e juaja dietale dhe të stilit jetësor. Duke siguruar se shumica e dietës suaj vije nga ushqimet e freskëta, të papërpunuara, pirja e ujit të mjaftueshëm dhe të pastër për të qëndruar mirë të hidratuar, dhe ushtrimet e rregullta që të gjitha luajnë rol në mbajnë e trupit tonë në kulm. Mirëpo, nëse stili yt jetësor nuk është i kënaqshëm dhe shujta juaj përmban më shumë ushqime të përpunuara, atëherë suplemente[shtesa]me kualitet të lartë do të ndihmojnë për të ngrehur shkallët e trupit tuaj me këta përbërës vital.
Ky artikull, jep disa nga mungesat më të shpeshta të vitaminave dhe mineraleve dhe se si të ngrehen nivelet e këtyre përbërësve vital përmes ushqimit. Por, mbaj në mend se këto simptome vizuale vetvetiu përmbajnë vetëm një indikacion të një mungesa nutriticionale, dhe jo një diagnozë.
Mungesa e Hekurit
Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Është përbërës i hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin përreth trupit.
Simptomat: Lodhje, koncentrim i zvogëluar, mungesë apetiti, lëkurë e zbehtë nën sy.
Mungesa e hekurit është çrregullimi më i shpeshtë i përbërësve të nevojshëm ushqyes, sipas një studimi të prezantuar së fundmi nga Konferenca Kombëtare mbi Pamjaftueshmërinë në Foshnjëri dhe Fëmijëri. Ajo prek përreth 18% të grave për shkak të humbjes së gjakut nëpërmjet menstruacioneve.
Mungesa të tjera përfshijnë njerëzit të cilët vuajnë nga gjakderdhjet e vogla në zorrë, sikurse ata me ulçerën peptike apo ata të cilët marrin aspirinë.
Burime të Mira: Mishi i kuq, vezët, gjethet e perimeve të gjelbra. Vitamina C ndihmon absorbimin e hekurit, andaj është e preferuar të pihet një gotë me lëng të portokallit me ushqim të bazuar në mish. .
Mungesa e Zinkut
Zinku ndihmon në prodhimin e qelizave të reja dhe enzimave dhe është vital për shërimin e plagëve. Është, gjithashtu, i lidhur me prodhimin e spermës së shëndoshë.
Simptomat: Kruarja e lëkurës, shërim i ngadalshëm i plagëve, njolla të bardha në thonj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson një të tretën e popullatës globale të jetë e pamjaftueshme në zink.
Shtesat e hekurit pengojnë absorbimin e zinkut, dhe drithërat[ushqimore] që përmbajnë kimikatet e quajtura fitate, gjithashtu, bllokojnë përthithjen gjatë konsumimit të ushqimeve të pasura me zink.
Burime të Mira: Frytet arrore, farat, drithërat e plota, gaforrja, sardenja dhe mishi I kuq.
Mungesa e Vitaminës D
Vitamina D është vitale për rritje ashtërore dhe në ndihmesën e thithjes së kalciumit nga zorrët. Ajo është, po ashtu, e rëndësishme për një sistem imunitar të shëndetshëm.
Simptomat: Dhembja e shpinës, këmbëve apo legenit, eshtra të thyeshme.
Një analizë e kohëve të fundit tregoi se më shumë se gjysma e popullatës moshë-rritur ka nivele të pamjaftueshme të Vitaminës D. Personat me rrezikshmëri më të lartë të pamjaftueshmërisë përfshijnë të vjetrit dhe fëmijët e vegjël.
Burime të Mira: Burimet dietetike janë të dobëta; burimi më i gatshëm në dispozicion është drita e diellit në lëkurë.
Mungesa e Selenit
Minerali selen forcon imunitetin, mbron qelizat nga dëmtimi dhe është i lidhur me ndihmesën në luftimin e kancerit.
Seleni lidhet me fertilitetin mashkullor?? Një studim nga Universiteti Padova në Itali zbuloi se, një shujtë e ulët në selen ishte e lidhur me ndikimin në kualitetin e spermës mashkullore.
Simptomat: Infeksione të shpeshta apo periudha të shpeshta të shëndetit të ligë.
Seleni u përket mineraleve në gjurmë, i cili kërkohet vetë në sasi tepër të vogla.
Burime të Mira: Frutat arrore Brazil janë një burim i shkëlqyeshëm selenit. Disa fruta në ditë është e tërë ajo që nevojitet për t’i ngritur nivelet trupore.
Mungesa e Magnezit
Magnezi është një mineral thelbësor për mirëmbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve, të cilët shpenzojnë 60% të sasisë totale trupore të magnezit. Ai, gjithashtu, ndihmon në shndërrimin e ushqimit të cilin e hamë në energji, dhe ky element metalik është vital për transmetimin e impulseve nervore, kontraktimin e muskujve dhe rregullimit të temperaturës trupore.
Simptomat: Ankthi dhe tej-ndjeshmëria. Gratë para-menstruale dhe të moshuarit në veçanti, kanë nevojë për magnezin për të mirëmbajtur eshtrat e tyre.
Burime të Mira: Spinaqi është një burimi i shkëlqyeshëm i magnezit. Minerali gjendet, po ashtu, në bajame dhe farëra.
Mungesa e Vitaminës A
Vitamina A ndihmon në luftimin e infeksioneve, rrit largpamësinë në dritë të zbehtë dhe mban lëkurën e shëndoshë.
Simptomat: Ulçera orale, ftohje të shpeshta dhe infeksione, lëkurë luspore, zbokth…
Mungesa e rëndë e Vitaminës A është e rrallë, mirëpo marrjet e ulëta janë relativisht të shpeshta tek të rriturit.
Gratë shtatzëna këshillohen mos të marrin shtesa që përmbajnë vitaminë A apo të hanë mëlçi (e cila përmban sasi të madhe të këtij përbërësi) sepse është gjetur të jetë e lidhur me rrezikshmëri të shtuar të lindjeve me të meta.
Burime të Mira: Mëlçia, vezët, djathi dhe jogurti.
Shtesat Ushqimore
Kur të blesh vitamina dhe shtesa minerale, qëndro larg shtesa të lira nga supermarketet dhe dyqanet e mëdha. Këto zakonisht janë sintetike dhe përmbajnë shtesa[aditivë] artificialë, ëmbëlsues dhe mbushës, dhe janë zakonisht “izolatë”- forma të izoluara të përbërësve. Trupi juaj do të përthith vetëm një përqindje të vogël të formës së veçuar të vitaminës apo mineralit, dhe ta shfrytëzoj edhe më pak.
Shiko, më mirë në shtesa[suplemente] të cilat janë sa më afër me format e tyre natyrale, apo më mirë shtesa të plota ushqimore. Sigurohu të jenë qartësisht të etiketuara sipas standardeve dhe fuqisë, dhe mos të kenë aditivë dhe mbushës artificialë.
Përshtati: Meriton M.
Burimi në anglisht: www.healthymuslim.com
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com