Absurditeti i zilisë

 

Absurditeti i zilisë

 

Na është rrëfyer nga Muhammed ibën Sirini – Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë! – se ka thënë:

 

“Asnjëherë nuk e kam pasur zili ndokënd për asgjë; [Po si?!] Nëse një person është i destinuar për në Zjarr, si mund t’ia kem zili për disa çështja të kësaj Bote, kur përfundimi i tij është Zjarri?! Dhe, nëse është i destinuar për në Parajsë, si mund t’ia kem zili një njeriu nga banorët e Xhennetit me të cilin Allahu – Tebareke ue Te’ala! – është i kënaqur?!”

Muslimi ka thënë, “Asnjëherë nuk kemi dëgjuar diçka më të mirë nga kjo sesa këto fjalë nga Ibën Sirini.”

 

Ebu Bekr El-Dejnuri, El-Muxheleseh ue Xheuahir El-Ilm – artikulli 2931.

 

Përktheu: M. M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read