BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeAgjërimi ishte shkak i pranimit të Islamit nga një i krishter

Agjërimi ishte shkak i pranimit të Islamit nga një i krishter

Agjërimi ishte shkak i pranimit të Islamit nga një i krishter

Autobusi që duhej të na çonte nga hoteli në aeroport ia mbërriti. Mora valixhet e
mia dhe i vendosa në të kurse vet zgjodha një ulëse pranë shoferit. Kohën sa prisnim
pasagjerët tjerë e shfrytëzova për të biseduar me të. E përshëndeta me: “Selamu
alejkum!” kur ja ai ma ktheu: “Ue alejkumus selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!”
U binda se ishte musliman edhe pse nga shenjat e fytyrës kuptohej një gjë e tillë.
Filluam të shkëmbejmë llafe në arabisht.
Desha që atë kohë të shkurtër ta shfrytëzoja me ca pyetje për mënyrën si e pranoi
Islamin dhe si e mësoi arabishten. Më mahniti kur më tregoi se para katër vitesh e kishte
pranuar Islamin. Atëbotë kishte jetuar në periferi të Parisit dhe kishte qenë në shoqëri me
disa muslimanë. Një ditë kishte vërejtur se ata nuk hanin as nuk pinin. I kishte pyetur për
këtë ndërsa përgjigja ishte: Jemi agjerueshëm! Deshi të njihej më shumë me agjërimin
por ata kishin pak njohuri për fenë…
U kthye në shtëpi ku gjeti murgeshën, e cila i vizitonte kohë pas kohe. Ia parapriu
me pyetje rreth agjërimit në Krishterizëm. Pranoi se ka një lloj agjërimi. “Po Islami, a
ëhtë feja e fundit që Zoti ia shpalli njerëzimit?- e pyeti prapë. Përgjigja e murgeshës:
“Po”, ishte një si një stuhi që trazoi ndjenjat e tij dhe jetën e tij e kanalizoi drejt Islamit.
Atëherë lindi dëshira për ta mësuar Kur’anin dhe gjuhën arabe, kështu që lëshoi punën
dhe shkoi në Siri ku u regjistrua në një institut gjuhe. Atje qëndroi për tri vite me radhë
për tu kthyer më pas në Paris si besimtar mysliman dhe njëherësh edhe thirrës – misionar
i kësaj feje.

Burimi:
sedatislami.com

Must Read