BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA ka mëkat femra nëse agjëron me menstruacione nga turpi prej familjes...

A ka mëkat femra nëse agjëron me menstruacione nga turpi prej familjes së saj?

Agjërimi me të përmuajshmet, për shkak të turpit…

Pyetja:
A ka mëkat femra nëse agjëron me menstruacione nga turpi prej familjes së saj?

Përgjigjja:
S’ka dyshim se vepra e saj është një gabim,dhe nuk i lejohet të ketë turp në gjërat si kjo. Të përmuajshmet e saj janë gjë të cilën e ka caktuar Allahu për bijat e Ademit, ndërsa femra e ka të ndaluar agjërimin dhe namazin kur ajo i ka të përmujshmet. Kjo femër e cila ka agjëruar me të përmuajshmet e saj për shkak të turpit ndaj familjes, e ka për obligim që t’i plotësojë ato ditë pas Ramazanit dhe nuk duhet që ta përsërisë këtë vepër. Allahu e din më së miri.

(Ibën Xhibrini)
Përktheu: Shaban Murati

Must Read