BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaAhmet Zogu - Mbret i Shqiptarëve: "Thelbin e ekzistencës tonë ia kemi...

Ahmet Zogu – Mbret i Shqiptarëve: “Thelbin e ekzistencës tonë ia kemi borxh Turqisë”

 

 

 

 

 

 

 

 

Për pesë shekuj jetuam në unitet ndjenjash dhe kulture me Perandorinë Osmane. Kjo bashkëjetesë ka lënë tek ne ndjenja të pashlyeshme dashurie dhe mirënjohjeje.

Për pesë shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Perandoria Osmane, Shqiperia nuk do te shpëtonte as nga pushtimi sllav e as do të mund te pengonte dot fshirjen e saj nga harta e botës prej latinëve.

Thelbin e ekzistencës tonë ia kemi borxh Turqisë. Kombin fisnik turk ne e shohin si vëlla të madh dhe shtetin e tij si shtet të madh. Madje, edhe sot shumica e anëtarëve të qeverisë shqiptare janë arsimuar dhe edukuar në Turqi.

Prandaj, gëzohemi shumë kur e shohim Ambasadorin e Turqisë këtu. Ju ketu nuk jeni i huaj, konsiderojeni veten si në vendin tuaj. Sigurisht se do të keni kontakte të ngushta me qeverinë, por mos u kufizoni vetëm me këtë. Ju lutem të shetisni sikur të jeni vendës, krijoni kontakte te ngushta dhe te aferta me popullin. Do të shihni me sytë tuaj ndjenjat dhe dashurinë qe ushqen vendi ynë për popullin fisnik turk.

Krijoni kontakte të ngushta me Qeverinë, pyesni çfare të dëshironi, mësoni madje edhe çështjet sekrete. Këtë e them sinqerisht nga zemra. Tek unë do ta gjeni një mik tuajin, të kombit tuaj, të të mëdhenjve tuaj…

Kur të dëshironi ejani të takohemi, bile edhe po s’patët ndonjë punë, ejani për t’u llafosur.

Në fakt, ambasadorët e tjerë do të bëhen pak xhelozë për këtë, por s’ka asnjë rëndësi, sepse secili duhet ta dijë se ambasadori turk në Shqipëri nuk konsiderohet si i huaj.

[Ahmet Zogu – Mbret i Shqiptarëve, gjatë takimit me Ambasadorin turk në Tiranë, Ryshen Eshref (19 prill 1934). Cituar sipas AMPJT: Shqipëria, K 5\12. Raport dërguar MPJT-së së Turqisë nga Ambasada turke në Tiranë, nr. 8.7\997\68.]

Must Read