Ai i cili kotet gjatë Xhumasë
Pyetja: Çfarë duhet që të veprojë personi i cili kotet gjatë namazit të Xhumasë?
Përgjigjja: Nëse një person kotet gjatë dëgjimit të hutbes së Xhumasë, i rekomandohet që të ndërrojë vendin me personin afër tij. Gjatë veprimit kështu ai duhet që të jetë i kujdesshëm mos të flas; por, ai duhet që të përdor gjestet e tij. Dëshmia për këtë është hadithi i rrëfyer nga Semreh, i cili ka thënë:
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: Nëse ndonjëri prej jush kotet gjatë hutbes së Xhumasë, ai duhet që të ndërrojë vendin e tij me personin ulur afër tij.
Pejgamberi ka thënë: Nëse ndonjëri nga ju kotet në xhami të Xhumanë, ai duhet që të ndërrojë vendin [dhe të ulet] në një vend tjetër.
Islam Q&A
Shejh Muhammed Salih el-Munexhid
Burimi në anglisht: http://islamqa.info/en/46
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com