Recitim që kënaq zemrat…
…për ata që kanë “zemër”!
12. ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën
e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t’u thuhet):
“Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin
lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e
madhe!”
13. Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t’u thonë besimtarëve:
“Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t’u
thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet
tyre, do të vendoset një mur me portë: brenda saj ka mëshirë,
kurse jashtë saj ka dënim.
14. “A nuk kemi qenë me ju?” – do të thërrasin ata. – “Po, – do
t’u përgjigjen, – por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat
dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri
i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun!
15. Sot nuk pranohet prej jush kurrfarë shpërblese e as prej atyre
që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju;
eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
16. A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e
tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që
Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më
parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan
dhe shumë syresh janë të pabindur.
Reciton: Selman El-Uthejbi