BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAjete të veçanta nga surja Merjem (video)

Ajete të veçanta nga surja Merjem (video)

EKSKLUZIVE ME TITRA SHQIP
RECITIMI ME I BUKUR QË KENI DËGJUAR

 

 

Ajetet në Shqip:


85. Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi,
si të ftuar

86. e do t’i shtyjmë të ligjtë në Xhehenem, si tufë e etur,

87. askush nuk do të mund të ndërhyjë, përveç atij që ka marrë
lejen dhe premtimin e të Gjithëmëshirshmit.

88. Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”.

89. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme!

90. Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e
malet sa s’rrëzohen të thërrmuar,

91. ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.

92. Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të
ketë një bir.

93. S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si
rob para të Gjithëmëshirshmit.

94. Sigurisht që Ai e njeh mirë gjithsecilin prej tyre dhe i ka
numëruar të gjithë saktësisht.

95. Çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kiametit, do të dalë fill i vetëm
para Tij.

 

Reciton: Muhamed Luhejdan

 

http://www.youtube.com/watch?v=ygl6IB2WMaE

Must Read