BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAjete të veçanta nga surja El-Huxhurat (video)

Ajete të veçanta nga surja El-Huxhurat (video)

Recitim mahnitës i disa ajeteve nga surja
El-Huxhurat

 

 

Ajetet ne shqip:

 

1. O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe
të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon
gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.

2. O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit
dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në
mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare.

3. Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë
njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e
përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh.

4. Vërtet, ata që të thërrasin ty (o Muhamed) me zë të lartë nga
jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk marrin vesh.

5. E sikur të duronin derisa ti të dilje jashtë tek ata, do të ishte më
mirë për ata. Por Allahu është Falës dhe Mëshirues.

6. O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell
ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i
bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që
keni bërë.

7. Dhe ta dini se midis jush gjendet i Dërguari i Allahut! Sikur ai
t’ju bindej juve në shumë gjëra, ju do ta kishit pësuar. Por Allahu
jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat
tuaja, ashtu siç jua ka bërë të urryer mosbesimin, shthurjen dhe
mosbindjen. Pikërisht ata janë të udhëzuarit drejt

8. me mirësinë dhe hirin e Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm
dhe i Urtë.

9. Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata.
Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër
sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet,
atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse
Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.

10. Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit
tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të
mëshiroheni.

11. O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me
burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu,
asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më
të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëritjetrin
me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me
emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen,
janë vërtet keqbërës.

12. O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet,
disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni
njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin
e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni
frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe
Mëshirëplotë.


 

http://www.youtube.com/watch?v=y-oo4mS71QE

Must Read