BallinaARTIKUJAjeti që e bëri Imam Ebu Hanifen të rrij nga Jacia deri...

Ajeti që e bëri Imam Ebu Hanifen të rrij nga Jacia deri në sa Sabah duke medituar mbi të

O TI QË SHPËRBLEN EDHE PËR NJË THËRMI!

E fali një herë Imami Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) namazin e jacisë pas muezinit të xhamisë, dhe muezini kishte kënduar suren Zelzele, dhe kur namazi kishte mbaruar dhe namazlinjtë kishin dalur nga xhamia, nuk kishte mbetur në xhami pos Imami Ebu Hanife dhe muezini.

” E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” ( Ajeti 7, Surja Zelzele)

Thotë muezini: E shikova Ebu Hanifen duke qenë ai ulur, meditonte dhe frymonte, thashë në veten time: A të ngrihem, që t’mos shpërqendrohet, dhe dola nga xhamia, dhe e lash kandilin të cilit i kishte mbetur vetëm edhe pak vaj.

Pastaj erdha atëherë kur i kishte hyrë koha namazit të sabahut, ndërsa atë e gjeta në po në të njejtin vend (ulur) duke thënë:
“O Ti që shpërblen edhe për një thërmi të mirë, me të mirë”!
“O Ti që shpërblen edhe për një thërmi keq, me të keq”! “Ruaje Nu’manin (Ebu Hanifen), robin Tënd nga zjarri, dhe fute në gjerësinë e mëshirës Tënde!

Thotë muezini: Hyra dhe kandili ende ishte në formën e vet duke ndriçuar.
Atëherë Imami Ebu Hanife tha: A do ta marrësh kandilin?, duke menduar se ende ishte koha e jacisë.
I thashë: Tani vetëm se ka hyrë sabahu o imam!

Atëherë Ebu Hanifja tha: Fshehe për mua këtë që shikove (mos trego), u ngrit i fali dy rekate, dhe u ul për ta pritur hyrjen në namazin e sabahut, me abdesin e jacisë. Dhe unë nuk i tregova për këtë ngjarje askujt, derisa vdiq imami.

SubhanaAlla çfar burra! çfar besimi kanë pasur!
Si ja ruanin të mirat njëri – tjetrit! Sa larg që jemi prej kësaj gjenerate !

Allahu i mëshiroftë që të dy dhe na bashkoftë në XHENNETEIN FIRDEUS!

Ta’rih Bagdad: 13/335
ElVafi bilVefejat: 27/91

Must Read