BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitPërse Halid ibnul-Velidi, “Shpata e mprehtë e Allahut”, ka vdekur në shtrat...

Përse Halid ibnul-Velidi, “Shpata e mprehtë e Allahut”, ka vdekur në shtrat dhe jo dëshmor, në luftë

Shejkh Abdulfetah Ebu Gudde tregon, se një herë ka udhëtuar drejt Indisë për të takuar kolosin indian, hadithologun e madh, memorizuesin e mençur, Jakub En-Nanuti.

Shejkh Jakubi i thotë shejkh Abdulfetahut: A, e di urtësinë e vdekjes së Halid ibnul-Velidit (r.a) në shtratin e tij, me gjithë sinqeritetin që ka pasur në kërkim të rënies dëshmorë (marterizimit) në rrugën e Allahut, në beteja dhe situata të ndryshme dhe nën hijen e shpatave, në më shumë se 120 beteja të ashpra?!

Shejkh Abdulfetahu i thotë: Jo!

Shejkh Jakubi: Dijetarët tanë na kanë treguar se Pejgamberi (a.s) e ka quajtur Halidin “Shpata e mprehtë e Allahut”, e nëse ai do të vritej në ndonjë betejë, atëherë kjo do të nënkuptonte, se shpata e Allahut është thyer, por shpata e Allahut nuk thyhet kurrë asnjëherë, në mënyrë, që njerëzit të mos thonë: U vra shpata e Allahut dhe u thye! Por, Allahu ka zgjedhur për të, të vdesë në shtratin e tij.

Shejkh Abdulfetahu tha: Pasha Allahun, kjo dobi është më se e mjaftueshme, që të udhëtohet drejt saj për në vendet e Indisë, dhe sikur të mos kisha përfituar, vetëm se këtë gjë në udhëtimin tim, kjo do të më kishte mjaftuar!

(Jeta e Abdulfetah Ebu Gudde)

Nga: Lavdrim Hamja

Must Read