Alkoholi, jo i mirë për shëndetin
Pija me masë i bën trupit mirë, por kjo me sa duket nuk vlen në rastin e alkoholit, sipas një studimi të ri të mjekëve britanikë dhe amerikanë.
Ata thonë se edhe njerëzit që pinë me masë, nëse do të pinin më pak do t’i rrisnin shanset e përmirësimit të shëndetit të zemrës. Prej shumë vitesh, mjekët thoshin se alkoholi në sasi të moderuara mund t’i bëjë mirë zemrës, por tani, të paktën një pjesë e tyre nuk mendojnë kështu. Sipas ekspertëve, këshilla se pak alkohol mund të jetë mirë për shëndetin e zemrës është e gabuar. Shumica e njerëzve mendojnë se e pinë alkoholin me masë, por kjo mund të mos jetë e vërtetë për shumë prej atyre që pretendojnë se pinë pak.
Për më tepër: http://www.medicalnewstoday.com/articles/279480.php
Burimi: www.islamifejaevertete.com