BallinaARTIKUJHadith dhe SunetAllahu thotë: E kam ndarë namazin ndermjet Meje dhe robit Tim në...

Allahu thotë: E kam ndarë namazin ndermjet Meje dhe robit Tim në dy pjesë… (Hadith Kudsij)

Allahu thotë: E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy pjesë (Hadith Kudsij)

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi ﷺka cituar Allahun e Madhëruar të ketë thënë: Unë, namazin e kam ndarë ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy pjesë, e robit Tim i takon ajo për çka më lut.
Kur të thotë robi: Elhamdu li-l-Lahi Rabbi-l-alemin (falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve), Allahu thotë: Më falënderoi robi Im;
kur të thotë: err-Rrahmani-rr-Rrahim (Mëshiruesi, Mëshirëploti), Zoti thotë: Më lavdëroi robi Im;
kur të thotë: Maliki jevmi-d-din (Sunduesi i Ditës së Gjykimit), Zoti thotë: më madhëroi Robi Im – e një herë ka thënë: robi Im mu dorëzua plotësisht;
kur të thotë: Ijjake na’budu ve ijjake nestein (Ty të adhurojmë dhe tek Ti mbështetemi), Zoti thotë: kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon kjo që kërkoi;
e kur të thotë: Ihdina-s-sirata-l-mustekim sirata-l-ledhine en’amte aejhim gajri-l-magdubi alejhim ve la ed-dal-line (udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që Ti iu dhurove mirësi e assesi në rrugën e atyre ndaj të cilëve je i hidhëruar dhe as në rrugën e të humburve), kjo i takon robi Tim, e robit Tim ia jap atë që kërkoi!” (Transmeton Muslimi)

Kështu, ne nuk duam që ti vetëm të falësh namazin, sikur ta kryesh vetëm se është obligim, por krahas kësaj motiv duhet ta kesh dashurinë, ngase ti në namaz po kontakton me Krijuesin, me atë që i tërë pushteti është vetëm në duart e Tij. Ka thënë Hatim el-Esamm: Kur të ofrohet koha e namazit, marr abdes me përpikëri, pastaj shkoj në vendin ku do të falem dhe ulem që ta përmbledh veten. Më pas çohem për tu falur ndërsa Qabenë e vendosi para syve, Siratin nën këmbë, Xhennetin ne anën e djathtë, Xhehennemin në anën e majtë, Melekun e vdekjes pas shpine dhe mendoj se më nuk do të falem…

Burimi:
sedatislami.com
Përgatiti: Dr. Sedat ISLAMI

Sqarim me rëndesi: Fjala “Hadith kudsij” do të thotë hadith i cili transmetohet direkt nga Allahu tek ne përmes gjuhës së Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem.

Must Read