BallinaPraktikaRamazaniASPEKTI SHPIRTËROR I AGJËRIMIT

ASPEKTI SHPIRTËROR I AGJËRIMIT

ASPEKTI SHPIRTËROR I AGJËRIMIT

Në agjërim, para dhe pas së gjithash, vërehet dorëzimi i plotë te All-llahu dhe robërimi i plotë vetëm Atij. Agjërimi, të cilin All-llahu xh.sh. ua ka bërë muslimanëve detyrë obligative, çliron njeriun nga kthetrat e epsheve dhe nga burgu i trupit, duke e afruar atë drejt botës së melaikeve dhe të lartësive shpirtërore.
Njeriut kur t’i shtohen begatitë, më pak i ndjenë ato, dhe pasi që i humb ato, ai fillon t’i vlerësojë dhe t’i kuptojë drejtë. Nëpërmjet agjërimit njihet vlera e të mirave të All-llahut të cilat na janë dhënë nëpërmjet ushqimit dhe pijes.
Agjërimi posaçërisht forcon vullnetin dhe edukon agjëruesin në durueshmëri. Agjëruesi qëndron i uritur, ndërsa para tij qëndron ushqimi i cili e provokon, duron etjen ndërsa afër duarve të tij qëndron uji i ftohtë, duron t’i afrohet gruas së tij, ndërsa atë e ka afër… Në këto gjëra nuk ka kontrollues më të mirë se All-llahu xh.sh., e as që ka dëshmi kundër vetëdijes së tij, derisa atë asgjë nuk e përkrahë, përveç vullnetit të tij të vetëdijes.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se Muhamedi (alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Për çdo gjë jepet zeqati. Zeqati i trupit është agjërimi, ndërsa agjërimi është gjysma e durimit!”(1)
Dihet se në njeriun ekzistojnë tri fuqi: fuqia e epshit sikur te kafshët, fuqia e zemërimit, sikur te egërsirat dhe fuqia shpirtërore sikur te melaiket. Pas dominimit të fuqisë shpirtërore mbi dy të tjerat, arrihet gjysma e durimit.
Me agjërim besimtari i mund epshet e barkut dhe të organeve gjenitale, kështu që e të vërtetë agjërimi bëhet gjysma e durimit. Islami nuk ëhstë fe e dobësisë dhe e nënshtrimit, por përkundrazi, fe e luftës së pandërprerë. Së pari ku shihet gatishmëria në luftë është durimi dhe vullneti i fortë, dhe nëse njeriu nuk lufton me vetveten, atëherë ai është larg luftës me armikun.
Kush nuk është në gjendje që të durojë urinë e një dite, atëherë si mundet që ai, të përjetojë ndarjen nga familja ose atdheu me qëllim të arritjes së ndonjë qëllimi të lartë, i cili nënkupton mundime dhe sakrifica të mëdha?!

(1) Ibn Maxhe, Sunen: 7-Kitabu-s-sijam, 44-Babu fi-s-savmi zekatu-l-xhesedi, hadithi nr. 1745 dhe El-
Kuda- i, Musnedu-sh-shihab, 158- Es-Sijamu nisfu-s-sabri, hadithi nr. 229.

Burimi: RAMAZANI DHE NAMAZI ITERAVIVE NË DRITËN E MEDHHEBIT HANEFI
Doc. Dr. Shefik Kurdiq
Botuar nga: SHB SIRA

Must Read