{وَیَوۡمَ ٱلۡقِیَـٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِینَ كَذَبُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ}
“Ditën e Kijametit, ti do t’i shohësh, ata që trilluan gënjeshtra kundër Allahut me fytyra të nxira.”[Ez-Zumer: 60]
Mendoni pak në këtë lloj dënimi!
E vërteta është e shndritshme dhe e dukshme, ashtu siç është dielli. Duke qenë se këta të mjerë mendonin ta nxinin e ta errësonin fytyrën e së vërtetës me mashtrime e trillime kundër saj, edhe Allahu ua nxin fytyrat. Kështu, shpërblimi është sipas llojit të punës. Ata do të ndëshkohen duke ua nxirë fytyrat dhe duke u flakur me forcë në Xhehenem.
Allahu na ruajtë!
Adelina Kuçana