BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitImam Ahmedi u vu në sprovë të madhe nga shpata e Me'munit...

Imam Ahmedi u vu në sprovë të madhe nga shpata e Me’munit dhe nga dhurata e Mutewekilit por u rezistoi

Me vërtetësi në përkushtimin ndaj Allahut, njeriu bën çudira. Imam Ahmedi, siç është e njohur, u vu në sprovë të madhe nga shpata e Me’munit dhe nga dhurata e Mutewekilit. Me’muni u përpoq t’ia ndryshonte me zor qëndrimin rreth natyrës së Kuranit, duke e kërcënuar me vrasje, ndërsa Mutewekili, pushtetari i radhës, pasi pa gabimin e pushtetarëve të mëhershme, u përpoq t’ia shpërblente dëmin duke i dhuruar një sasi marramendëse parash, të cilat Imam Ahmedi nuk pranoi t’i merrte.

Kështu, kur e pyetën Imam Ahmedin se si kish arritur ta rezistonte atë shumë të madhe parash, ai u përgjigj: “Nuk vendoset vërtetësia në ndonjë plagë e të mos e shërojë.” Domethënë, Imam Ahmedi nuk mohoi të kishte dëshirë ta merrte atë dhuratë, por trajtimi i asaj dëshire apo plage me anë të vërtetësisë bëri që të mos ndikohej nga ajo. Njësoj duhet të sillesh edhe ti: të pikosh vërtetësi në plagët që të pengojnë të vazhdosh në kryerjen e adhurimeve.

Mungesa e vërtetësisë sjell pasoja të rënda, ndodhjen e të cilave ti s’duhet ta provokosh për asgjë.

Hoxhë Enis Rama – “Harta e kthimit te Allahu në Ramazan”

Must Read