BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAtë ditë do të ketë fytyra të ndritura që Zotin e tyre...

Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura që Zotin e tyre do të shikojnë!

-“Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura,..që Zotin e tyre do të shikojnë.” [El -Kijameh: 22-23]

– Fytyrat do të jenë të bukura, të shëndritshme, të këndshme dhe vezulluese, prej lumturisë nga mirësitë dhe kënaqësitë që përjetojnë në ahiret.

– Lumturia dhe kënaqësia shpirtërore reflektohen qartë në fytyrat e tyre, duke i zbukuruar dhe duke u dhënë një shkëlqim vezullues.

– Ata do të vështrojnë Zotin e tyre, në varësi të gradave ku ndodhen.

– Do të ketë prej tyre që do të shohin Allahun çdo ditë, mëngjes e mbrëmje, ashtu si do të ketë që do ta shohin çdo ditë xhumaje.

– Sidoqoftë, të gjithë ata do të përjetojnë një lumturi të madhe kur të vështrojnë Fytyrën e të Madhëruarit dhe bukurin e Tij mahnitëse, që nuk i përngjan asgjëje.

– Kur të shohin Atë, do të harrojnë çdo mirësi tjetër që i rrethon. Ata do të përjetojn një lumturi, e cila nuk mund të shprehet dot me fjalë.

– Kjo do të duket qartë në fytyrat e tyre të shndritshme dhe të ngazëllyera.

– Kur të shohin Zotin e tyre, këto fytyra do të zbukurohen shumë e më shumë, mbi bukurin që e kanë.

E lus Allahun Bujar të na bëjë prej tyre dhe të na bashkojë me ata fatlumë!

Shkëputur nga tefsiri i El – Sa’dij

Must Read