BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirAtmosfera e Tokës në Kuran

Atmosfera e Tokës në Kuran

Atmosfera e Tokës në Kuran

Kurani përmban ajete të ndryshme që kanë të bëjnë me fenomenet të cilat ndodhin në atmosferë. Thjesht për krahasim, nuk ka asnjë kontradiktë midis shkencës së sotme moderne dhe fenomeneve të përshkruara.

Lartësia

Një ndjenjë shqetësuese që provohet në lartësi të mëdha dhe shtohet sa më shumë të ngjitesh, tregohet në Kuran:

“Dhe atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, Ai ia hap atij gjoksin për Islamin, kurse atij që Ai dëshiron ta humbasë, ia mbyll dhe ia shtrëngon gjoksin, sikur të jetë duke u ngritur në qiell. Në këtë mënyrë Allahu lëshon zemërimin e Tij mbi ata që nuk besojnë.” Enam, 124.

Disa komentues tregojnë se nocioni i mosrehatisë në lartësi të mëdha ka qenë i panjohur në kohën e profetit Muhamed( alejhi selam), por kjo nuk duket e vërtetë. Ekzistenca e majave të larta mbi dy milje e bën të pabesueshëm faktin që ata s’do ta kenë ditur vështirësinë e frymëmarrjes në lartësi të tilla.

Elektriciteti në atmosferë

Elektriciteti në atmosferë dhe rrjedhimi i saj, p.sh.: rrufeja dhe breshëri tregohen në ajetet e mëposhtme:

“Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth Allahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.” Rrad, 13.

“Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) nga uji, që ai (uji) t’i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t’i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).” Rrad, 14.

“A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godit këdo e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s’ta merr të parët.” Nur, 43.

Në këto ajete tregohet qartë lidhja midis formimit të reve, të cilat përmbajnë breshër dhe dukurinë e rrufesë. Fillimisht lakmia për shkak të përfitimeve që sjellë, më pas frika, sepse kur bie është në dorë të Allahut të Plotfuqishëm. Lidhja midis dy fenomeneve është vërtetuar sot, në ditët tona.

Hijet

Fenomeni i hijeve dhe fakti që ato lëvizin shpjegohet thjesht sot.

“Allahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu Allahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).” Nahl, 81.

“A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur Allahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).” Nahl, 48.

“A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.” Furkan, 45- 46.

Përveç frazave që tregojnë përulje ndaj Allahut, i Cili ka krijuar çdo gjë, përfshirë këtu edhe hijet dhe faktit që Allahu ka fuqi mbi çdo gjë, Kurani tregon edhe lidhjet e diellit me hijet. Çdokush mund të sjellë ndërmend ditën në kohën e Muhamedit (alejhi selam) kur besohej se mënyra se si lëviz hija bëhet sipas lëvizjes së diellit nga lindja në perëndim. Kjo zbatohej për ditët diellore për të matur kohën ndërmjet lindjes së diellit dhe perëndimit. Në fund do jetë vërtetuar se kjo ishte e pasaktë. Kurani më tepër tregon për funksionin e diellit si tregues i hijes. Siç e shohim, mënyra se si e përshkruan Kurani hijen nuk bie në kundërshtim me përshkrimin e sotëm.

Përktheu: M. Tafa
http://www.klubikulturor.com/

Must Read