BallinaAKTUALETë ndryshmeBankë islame botërore me kapital të madh në vitin 2011

Bankë islame botërore me kapital të madh në vitin 2011

 

 

BANKË ISLAME BOTËRORE ME KAPITAL TË MADH NË VITIN 2011

Pritet që në vitin 2011 të fillojë nga puna një bankë islame botërore me kapital që do të arrijë në 3 miliardë dollarë. Këtë iniciativë e mori përsipër biznesmeni saudian dhe themeluesi i bankës “Beraka” Salih Kamil, i cili vite më parë ka planifikuar themelimin e një banke të madhe islame.

 “Ne që morëm përsipër themelimin e kësaj banke shpresuam ta bëjmë këtë në tremuajshin e fundit të këtij viti, mirëpo nuk na premtoi koha, prandaj atë do ta bëjmë në vitin e ardhshëm. Hapat e ardhshëm do t’i konsultojmë gjatë Dhjetorit me Bankën Islame për Zhvillim, që ka selinë në Arabinë Saudite”, tha Kamil. Adnan Jusuf, kryetari ekzekutiv i bankës “Beraka” tha: Gjithsesi pritet që kapitali për bankën e re në fjalë do të arrijë në tre miliardë dollarë. /almoslim.net/

ERDOAN PROPOZON KRIJIMIN E NJË SCHENGENI NË LINDJEN E MESME

Bejrut – Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan propozoi nga Libani krijimin e një zone për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në Lindjen e Mesme. “Arabët dhe turqit, edhe pse flasin gjuhë të ndryshme, kanë histori dhe kulturë të përbashkët”, deklaroi Erdoan gjatë fjalimit të hapjes së një forumi të Bankave të Bashkuara Arabe. “Kemi mundësi që shumë lehtë fqinjësinë tonë të mirë ta shndërrojmë në marrëdhënie vëllazërore, që së bashku të krijojmë një të ardhme më të mirë”, shtoi Erdoan, i cili nënshkroi me kryeministrin e Libanit, Saad el-Hariri, krijimin e një zone të tregtisë së lirë mes dy vendeve. Bankat e Bashkuara Arabe i dhanë kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdoan, çmimin “Lideri i Vitit 2010”./Start/

WIKILEAKS, DOKUMENTE SEKRETE PËR VENDET E BALLKANIT

Faqja Wikileaks në Internet publikon të shumëpriturat mesazhe diplomatike mes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadave apo përfaqësive amerikane nëpër botë. Janë afro 250 mijë dokumente diplomatike, korrespondenca mes DASH dhe përfaqësive diplomatike në vende të ndryshme të botës. Mes këtyre dokumenteve sekrete ka dhe dokumente ku flitet për Shqipërinë. Sipas të përditshmes gjermane Der Shpigel dokumentet sekrete për vendin tonë janë të ambasadës amerikane dhe datojnë nga viti 1997 deri më 2010. Gazeta Shqiptare bëri të ditur se emri i Shqipërisë përmendet në 822 file, apo dokumente sekrete. Ende nuk janë bërë të ditura, se çfarë përmbajnë këto materiale, por thuhet se pjesën më të madhe të tyre e zënë marrëdhëniet kufitare me Shqipërinë dhe Greqinë. Dokumentet pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Ndërkohë dosje sekrete ka edhe për Kosovën, e cila ka 1320 dokumente sekrete, Greqia 1758 dokumente sekrete, Maqedonia 783, ndërsa Turqia mban rekord në rajon dhe listohet e dyta në botë për sasinë e dokumenteve sekrete pas Irakut me 11,086 dokumente sekrete. Siç del nga klasifikimi i vendeve të përfshira në “Hiroshimën” Wikileaks, Iraku mban vendin e parë me 15,365 dosje sekrete. Publikimi i dokumenteve ka zemëruar Uashingtonin: Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet një deklarate të botuar thotë, se “një zbulim i tillë i rrezikon diplomatët, profesionistët e inteligjencës dhe popullin në mbarë botën, që vijnë në Shtetet e Bashkuara për ndihmë, në promovimin e demokracisë dhe të qeverisë së hapur”. /Balkanweb/

“ATDHEU” TURPËRON ARIEL SHARONIN

Filmi “Atdheu” i regjisorit holandez Xhorxh Silvister ka nxitur debat në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar në Amsterdam, i cili përfundoi më 28 Nëntor.

Ky film kishte dokumentuar vrasjen e dy fëmijëve palestinez në kampet Sabra dhe Shatila në Liban në vitin 1982 nga ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon. Filmi arriti një përqindje të lartë shikueshmërie, gjë e cila bëri që festivali ta shfaqë tri herë ndërsa ishte paraparë të ndodhë një herë. Publiku e përjetoi filmin me duartrokitje të rrufeshme sa herë që shfaqej, madje edhe numri i ndjekësve të festivalit u rrit dukshëm.

Regjisori për “Al Jazeera.net” theksoi: “Nuk ishte e rëndësishme realizimi i fitores në këtë festival aq sa ishte e rëndësishme ajo që njerëzit ta njohin nga afër fatkeqësinë e një populli që humbi atdheun. Nëse jo të gjithë që e shikuan filmin u solidarizuan me fatkeqësinë e palestinezëve, sigurisht 99% e tyre po”. /islammemo.cc/

INICIATIVË E MUSLIMANËVE TË ZVICRËS PËR TË SHFUQIZUAR NDALESËN E MINAREVE

Një vit pas referendumit për të ndaluar minaret në Zvicër, Këshilli Qendror Islam në Zvicër, në 29 Nëntor 2010 lajmëroi se do të ndërmerr një iniciativë popullore, që synon shfuqizimin e vendimit që ndalon ndërtimin e minareve në shtetin zviceran. “Nëse duam të anulojmë ndalesën e ndërtimit të minareve në Zvicër, këtë duhet ta bëjmë në të njëjtën mënyrë siç u arrit ajo ndalesë” – u shprehën nga Këshilli. Ata shpejtojnë që më së voni në fund të Dhjetorit të këtij viti të formojnë Këshillin e Gjerë Iniciues dhe për këtë kanë kontaktuar me personalitete nga rrafshi politik, kulturor dhe nga ai i biznesit. Kërkesa brenda 18 muajsh duhet të tubojë 100,000 nënshkrime dhe pastaj t’ia parashtrojë Administratës Federale. /almoslim.net/albislam/

Omer Berisha

Must Read