Besimi në Allahun – Argumenti i natyrshmërisë
Argumenti i natyrshmërisë për ekzistencën Allahut është se, çdo krijesë e ka natyrën e saj që të besojë në Krijuesin e vet, pa menduar gjatë ose pa u mësuar nga dikush. Nga kjo natyrshmëri bën përjashtim vetëm ai të cilit në zemrën e tij i ka ndodhur diçka papritmas, me ç’rast ka dalë nga natyrshmëria, duke u mbështetur në fjalën e të Dërguarit alejhi selam: “Çdo fëmijë lind me natyrshmëri (me Islam), porse më pas prindërit e tij e çifutëzojnë, e krishterojnë ose e zjarrputizojnë.” (Shënon Buhariu)
“Shpjegimi i bazave të besimit”
Muhamed ibn Salih el Uthejmin