Besimtari dhe gjynahu

Besimtari dhe gjynahu

Shijen e gjynaheve mund ta shijojë vetëm një i dehur nga hutimi,kurse besimtari nuk mund ta shijojë kurrsesi këtë shije,sepse para tij qëndron bota e të ndaluarës dhe kujdesi ndaj ndëshkimit.
Kur shikimi i tij forcohet,ai arrin që nëpërmjet syrti të dijes të shohë sa afër i qëndron Ndaluesi (Allahu).
Kështu,besimtarit i duket se jetesa e tij ndrydhet në çastin që e shijon të ndaluarën.
Në rast se dehja e epshit del fitimtare,zemra nuk ndihet e qetë prej atij kontrooli,edhe pse natyra njerëzore zhytet ne epshin e saj.
Kënaqësia nuk është veçse një çast,e më pas ti kthehesh në një borxhli të pendesës të pashqyeshme,i qarjes dhe i keqardhjes së vazhdueshme.
Edhe sikur ai (besimtari) të ndihet i sigurtë se do të falet,përsëri ai do te qëndroj me frikën se mos qortohet.Oh keto Gjynahe!Nuk ka gjurmë më të shëmtuar se gjurmët e tyre dhe nuk ka rrëfime më të këqija se rrëfimet e tyre.
Epshi nuk realizohet vetëm sipas masës së hutimit.

Shkëputur nga libri “GJUETIA E MEDITIMEVE” nga Abdurrahman ibn Xheuzi

Must Read