BallinaAKIDEBesoja Atij secilën çështje dhe dorëzoju Atij!

Besoja Atij secilën çështje dhe dorëzoju Atij!

Besoja Atij secilën çështje!

EL-VEKIL është Ai tek i Cili duhet të kesh besim për secilën çështje, të mos mbështetesh tek dikush tjetër pos Tij, t’i besosh dikujt tjetër më shumë se Atij dhe të mos shpresosh tek askush tjetër pos Tij.
Secilën gjë që ia beson Allahut harroje plotësisht, sepse po ia besove Allahut do të thotë që je i bindur që do të ndodh përmes Atij i Cili zotëron gjithçka; qiejt, tokën dhe gjithçka është nën zotërimin e Tij. Tek Ai të gjithë mbështeten, kurse Ai nuk ka nevojë të mbështetet tek askush.

Dorëzoju Atij!
Ai është i Mëshirshëm. Shkarkoji problemet tua tek dera e Tij. Dorëzoje zemrën tënde dhe nënshtroje nën arshin e Tij edhe atëherë kur nuk je duke u lutur. I Mëshirshmi këtë gjendje të nënshtrimit e kërkon nga ti. Pasi të përfundosh në këtë gjendje, ki besim që Ai do të t’i plotësojë të gjitha nevojat tua. Të shëron nga sëmundja dhe ta mbush hendekun e krijuar në zemrën tënde me buzëqeshje.

Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”

Must Read