Bisedë me çastin

Bisedë me çastin

U ula një ditë të pendohesha tek Allahu i Madhëruar për kohët e humbura kot gjatë jetës time. Thirra një cast prej çasteve të jetës time duke i thënë atij:- kërkoj prej teje të kthehesh që të të përdor ty për punë të hajrit. Më tha:- Jo! I thashë:- O çast… të lutem kthehu tek unë që të përfitoj prej teje dhe të rregulloj gabimin që kam bërë. Tha:- E si mund të kthehem kur faqet e punëve të tua më kanë mbuluar? I thashë:- Bëj të pamundurën dhe kthehu. Sa çaste si ti kam humbur?! Tha:- Po të ishte në dorën time do të kthehesha. Tashmë fletët e punëve të tua janë mbyllur dhe janë ngritur për tek Allahu. I thashë:- Ti po më flet e si ka mundësi që nuk mund të kthehesh? Tha:- Castet ose janë shoqe të mira të cilat dëshmojnë për atë që i ka harxhuar ato në të mira ose armike të rrepta të cilat dëshmojnë kundër atij që i ka harxhuar ato në të këqija. Unë jam prej çasteve armike të tua dhe do të dëshmoj kundër teje Ditën e Gjykimit, e si mund të bëj kompromis me armikun tim?! I thashë:- O i mjeri unë për çastet që kam harxhuar kotgjatë gjithë jetës time! Por unë të lutem ty, të kthehesh tek unë që të veproj punë të mira. (çasti hesht). I thashë:- O çast a më dëgjon? Përgjigju të lutem. Tha:- O ti që e humb kohën kot, a nuk e kupton se deri tani për të kthyer një çast humbe shumë çaste të tjera prej jetës tënde. A mendon se mund të kthehen çastet kështu?!!
Unë të këshilloj duke të thënë:- “Të mirat i zhdukin të këqijat.”

pregaditi:besnik kasemi

Must Read