Buzëqeshja lehtëson stresin
Një frazë e vjetër reciton, “Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty.” Nëse kjo është apo jo e vërtetë, shkencëtarët kanë zbuluar se buzëqeshja mund të ndihmojë njerëzit që të përballojnë stresin. Disa vullnetarë ishin trajnuar ashtu që të shkaktonin një të buzëqeshur standarde ( një të ngjashme me atë kur fotografoheni për fotografi klase, apo letërnjoftimi, ku vetëm muskujt e gojës aktivizohen) dhe një buzëqeshje “të vërtetë” apo Duchenne, ku edhe muskujt rreth syve aktivizohen. Pastaj, vullnetarët u angazhuan në aktivitete sfiduese, sikurse vendosja e dorës në ujë-akull, duke shkaktuar shprehjet e caktuara të buzëqeshjes. Edhe pse, niveli i stresorëve u rrit, pjesëmarrësit në grupin e “buzëqeshjes së vërtetë” rikthyen ritmin e zemrës në normale më shpejt krahasuar me grupin neutral. Hulumtuesit sugjerojnë se me të vërtetë buzëqeshja, edhe nëse nuk ndihesh i gëzuar apo ne qejf, mund të zvogëlojë ndikimin fiziologjik të situatave stresuese.
Buzëqeshja përmendet në Kuran:
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua…” (En-Neml 18,19)
I dërguari i Allahut alejhi-selam ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”. [Et-Tirmidhi]
Referenca: [Psychological Science, online Gusht]
Burimi: www.islamifejaevertete.com