“Kënaqësitë” i përjetove
Natën dhe ditën me mëkate e kalove
Zotin e hidhërove
Pse vallë jetën kështu e çove?!
A mund ta quash kënaqësi
Një përjetim të mashtruar
Një mëkat që Zotit ia ke bërë
E Ai me këtë është hidhëruar?!
Do të vijë një ditë kur do të vdesësh
Në varr i vetëm do të futesh
E jetën me mëkate e ke kaluar
Vallë mendon se ke për të shpëtuar?!
Zoti të thërret ditë e natë
Rrugës së Tij t`i përkushtohesh
Por ti me mëkate gjithnjë vazhdon
Sikur ke për të jetuar përgjithmonë!
Zoti është më i mëshirshëm
Se nëna për fëmijën e saj
Ai e do pendimin tënd
Ngase është Zot bujar
Eja bashkoju edhe ti
Karvanit të njerëzve të penduar
Udhëtoni s`bashku për në Xhenet
Zotin tuaj për ta takuar!
Autor: Burim Koçinaj