BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaÇelësat e një martese të Suksesshme

Çelësat e një martese të Suksesshme

Çelësat e një martese të Suksesshme

Rëndësia e Martesës në Islam

Shumica e  myslimaneve nuk i  din të  drejtat e  burrit apo të  drejtat e gruas , Allahu (s.v.t) na ka urdhëruar që ta adhurojmë  Atë  ,dhe që ta  pasojmë  Muhamedin (s.a.v.s) 
Njeriun më të  dashur që Allahu (s.v.t)na ka urdhëruar që  ta pasojmë  është Muhamedi  (s.a.v.s.).  
Shumica mendojnë se pasimi  i Muhamedit .(s.a.v.s)  përfundon me lutjet dhe kryerjen e haxhit  por nuk është e mjaftueshme ,Allahu  (s.v.t)  ka  thëne se Muhamedi (s.a.v.s)  është shembull në të gjitha  në vuajtje ,në mënyrën e sjelljes  me grat e tije ,  me fëmijët , me pabesimtarët , me të nevojshmit dhe në marrëdhënie  me Allahun (s.v.t)  ,kështu që nëse e duam   Allahun (s.v.t)  e pasojmë  Pejgamberin  që është i dërguar  për gjithë njerëzimin të na  udhëzoj nga errësira në  dritë  me dëshirën  e Allahut (s.v.t) .


Rëndësia e martesës në Shoqëri 

Shoqëria perëndimore  ka ndikuar shumë tek myslimanët  , shumë  vëllezër  dhe motra myslimane nuk e kuptojnë rrezikun  nga ndarja e partnerit  dhe në një mënyre shumë të thjesht kërkojnë shkurorëzim  duke mos e ditur se mund të jetë shumë  fatal  posaçërisht  në sheqerin  ku shumë vështir mund  të kontrollojnë  fëmijët  ku prindërit  nuk janë  në dijeni për  veprat e tyre .
Kam zgjedhur këtë teme se nëse nuk jemi në gjendje të sillemi mirë  me  bashkëshortet  tona do te kemi shumë  probleme .
Allahu (s.v.t) ka thëne ;” Dhe në mesin e  shenjave te  Allahut  s.v.t  Allahu ka krijuar  nga ju palën që të  gjeni prehje dhe  qetësi në mes  jush .”
Kjo është lidhja që duhet të jetë në mes gruas dhe  burrit .Islami na inkurajon  që të martohemi.
Muhamedi .(s.a.v.s) ka thëne :” Oj  rini kush është i afte të martohet  ,martohuni . Aftësitë që janë kërkuar që ti posedoj një i ri për martës  janë  ato  fizike dhe ekonomike . Martesa  ju largon nga haremet  në mënyre fizike dhe psikologjike . 
Dhe nëse nuk jeni  të aftë atëherë agjëroni  sepse agjërimi është mburojë  nga haremet .
kështu  që  Muhamedi (s.a.v.s).  ju  inkurajon që të martoheni.
Gjithashtu ka thëne se gruaja martohet për katër gjëra :Për familje  , për pasuri ,  disa  martohen për bukurin ,është e bukur   por fatkeqësisht nuk ka  njohuri për islamin  e Muhamedi  (s.a.v.s)  ka thëne e disa martohen për dinë (fe)  atëherë mbi të gjitha martohu me atë që ka fenë se përndryshe do të jesh  humbës ,e kur të ketë fenë  nuk është asgjë kundër nëse i ka edhe të tjerat karakteristika që Muhamedi (s.a.v.s) i ka përmendur . 
Vëllezër  dhe motra asnjëri nga ne nuk është i  plotë pa  partnerin tonë  për atë edhe  Allahu  (s.v.t) na ka  krijuar ,Ne kemi nevojë për njëri tjetrin Allahu (s.v.t) ka thëne “Ju jeni veshje për to edhe ato janë veshje për ju;  ato janë mbulesa juaj edhe ju jeni  mbulesa për to ” 
Muhamedi (s.a.v.s)  na ka  urdhëruar që të martohemi  dhe ka thëne se do të jem krenar me ju në Ditën e Gjykimit .
Allahu  (s.v.t)  nga mëshira e Tij mbi  njëzimin na ka  dhuruar partnerin .
Muhamedi (s.a.v.s) ka thëne :”Gruaja është  partneri i  burrit dhe kanë  të drejta  aq  sa ju .”

Këshilla për Prindërit në Islam 

Muhamedi  (s.a.v.s)   i ka paralajmëruar  prindërit , kushdo që vjen tek ju për të kërkuar vajzën tuaj  dhe jeni  të  kënaqur  me  karakterin  dhe fenë e tij pranojeni  ofertën e tij se nëse nuk  do të  pranoni do të ketë  shkatërrime  në toke . Prindër nuk keni të drejt të thanit  se e mohoj këtë njeri sepse është nga një Shtet tjetër  nuk keni të drejt  përderisa ai njeri i  ka këto  dy veçori  dhe  vajza e juaja e pranon atë atëherë  pranojeni edhe ju . Karakteri është pjesë e fesë .
Për çfarë  arsye  Muhamedi (s.a.v.s)  i ka cekur karakterin dhe fenë sepse disa   do të  mësojnë  Kur’anin  por nuk do të punojnë sipas tij.
Muhamedi (s.a.v.s)  ka thënë shumë  njerëz  do të  lexojnë  Kur’anin ,  por  Kur’ani do ti mallkoj sepse nuk  punojnë  sipas saj që gjendet në Kur’an . Për këtë arsye  Muhamedi (s.a.v.s)  ka thënë me të mirët ndër ju  janë  ata që  janë  më të mirë me grat e tyre  dhe unë jam më  i miri për  grat e mija  .
Në  hutben e tij  Lamtumirës  Muhamedi (s.a.v.s)  ka thënë :”Silluni mirë me gratë” .
Njëherë është  pyetur  Muhamedi (s.a.v.s) . Kush është personi më i dashur për ty  ?
Është përgjigjur Aisha (r.a),  një grua ,gruaja e tij , nuk ka  qenë i  turpëruar për këtë , pastaj është pyetur po nga burrat , Babai i saj , Ebu Beker  (r.a) .
Vëllezër mos u turpëroni të thoni se e dua gruan time . Atë që e duam ka qenë i  sinqertë edhe  ka thënë se është Aisha (r.a) . Karakteri ka shumë rëndësi  nëmarrëveshjen e martesës .

Ligjet dhe kushtet e martesës në Islam 

Ka kushte dhe ligje të martesës , është obligim për ata që janë të aftë fizikisht dhe materialisht  dhe që frikohen se do të kryen ndonjë mëkat . Nëse i keni këto  karakteristika  atëherë  është e obligueshme martesa për ju.
Kushtet e martesës  :së pari duhet që ti jepet mehri  gruas ,së dyti pëlqimi i përcjellësit që është babai i vajzës .
Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë :” Nuk ka  martesa  pa pëlqimin e përcjellësit” , gjithashtu ka thënë që  çdo  grua që  martohet pa pëlqimin e prindit martesa nuk është e vlefshme , nuk është e  vlefshme , mund të thuani  pse , sepse Allahu (s.v.t) ja ka dhënë të drejtën  Babait ,sepse  ai mund të pyes  për këtë djalosh , ajo mund të jetë shumë e dashuruar pas tij dhe nuk do të pyes edhe aqë . Kështu që,  Islami i ka dhënëtë drejtën babait që të përkujdesët për të dhe të pyes , mund të jetë gënjeshtar , të  merret me  droge , hajdut e gjera të tjera për këtë kjo është obligim dhe kusht për  prindin .Gjithashtu dhe pëlqimi  burrit dhe gruas .
Babai nuk ka të drejt që me forcë ta martoj te bijën , është  një  traditë që disa njerëz  e kanë por islami është i pastër nga kjo .
Në kohen e Muhamedit (s.a.v.s) një  grua  erdhi tek  Pejgamberi dhe i tha  : ” Se babai e ka martuar pa pëlqimin e saj , kështu që  Muhamedi (s.a.v.s)  i dha  asaj dy zgjedhje  , mund të vazhdosh me këtë lidhje , apo  të kërkosh ndarje .Gjithashtu është e pëlqyer që të jepet  dhuratë  jo nënës apo  babait por  gruas ku në disa vende  dhuratën e marrin prindërit .
Muhamedi (s.a.v.s) ka thënë :” Mehri më i mirë është ai që është  i thjesht “
Disa nga prindërit  kërkojnë  diç që është e pamundur të arrihet nga një  djalosh i ri , keni frik Allahun dhe mos kërkoni  shumë ,duke e mbajtur vajzën për aqë kohe , vajza mundet edhe të mbetët tek prindërit.
Dhe çfarë e thyen besimin e një  gruaje apo  burri është kur nuk kanë  partner .
Një Drejtor  në spitalin e  Egjiptit të quajtur ” Al-Mamura ” ka thënë se shumica prej tyre që gjenden në spitalin psikiatrik janë ata që jetojnë  vetëm nuk kanë partner .
Të gjithë e dimë këtë se nëse jeton vetëm e ndjen se diçka  po  të mungon në jetë , kjo është mëshire nga Allahu (s.v.t) , që na ka dhuruar bashkëshorte .
Dhe kur të martoheni publikojeni ,informoni njerëzit  kështu që më vonë njerëzit  nuk do te flasin për ju . 

Si mundet Burri ta fitoj dashurin e gruas së tij ?

Së pari mbani në mend se gruaja është person shumë  i  butë,duhet që ti afroheni nëmënyre të butë me të . Gruas i pëlqen që burri të jetë i  drejt me të e të mos i  tejkaloj  normat. Gjithashtu i  pëlqen  që kur rregullohet për  burrin e saj , ta marr komplemente  të  thuash  MashAllah po dukesh shumë  mirë , edhe nëse nuk është e vërtet  ,gruas i pëlqen të dëgjoj fjalë të mira nga burri , duke  falënderuar  Allahun dhe duke i thëne se nuk mundem të jetoj pa ty jepni komplimente të tilla . 
Gruas nuk i  pëlqen kur përmendeni  një  grua tjetër , ajo grua na ftoj për dark dhe po  gatuante shumë mirë ,kujdes nga kjo sepse mund të ndikoj dëmshme në martesën tuaj.
Gruas nuk i pëlqen kur burri e kërcënon  me shkurorëzim , nëse e thua këtë do të   shkurorëzoj nëse e bën këtë do të  shkurorëzoj mos ja  thuani  asnjëherë një gjë të tillë.
Gjithashtu mos e përdorni dhunën në gruan tuaj .Muhamedi (s.a.v.s) i ka mallkuar ata që i  godasin grat e tyre në fytyrë .
Allahu (s.v.t) në Kur’an ka thënë ,: “Se pari këshilloni , nëse nuk përmirësohen  largoni nga shtrati ,por edhe nëse nga kjo nuk ka dobi atëherë goditeni (me drurin e misvakut  lehtë) .Nuk keni të drejt që ti mavijoseni apo gjakosni është haram  ta bëni  një gjë të tillë keni frik Allahun (s.v.t.)  mos i shkaktoni dëm gruas tuaj .

Çka nuk i pëlqen Gruas ? 

Kur ajo vepron diç dhe burri qesh me veprën e saj ,(p.sh)  lexon diç  nga  Kur’ani dhe burri ia kthen ,eh e sheh se nuk din të lexosh .Mos e bëni këtë .Dhe kurrë mos e turpëroni në pranin e të tjerëve mos e thuaj këtë apo atë në prani të prindërve të tu keni frik Allahun (s.v.t) .
Gruaja pëson disa ndryshime gjatë shtatzënisë  dhe lehonisë kështu që silluni butë me të. Do ti këshilloja motrat që mos të dilni dhe ti tregoni motrave tjera se si kaloni me burrin tuaj e veçanërisht nënës tuaj , sepse nëna është shumë  e ndjeshme. Po ti  thuash  babait  do të thotë nuk është asgjë ajo  unë i  thoja  të njëjtat  gjëra nënës tënde , kthehu tek burri yt.
Për disa arsye më së miri është të flisni  me burrin tuaj në kohën e duhur , jo në kohën kur kthehet  nga puna është i lodhur i uritur dhe mos  i thuani me zë të lartë :” Dua të flas me ty?! ” , jo ju lutem gjeni kohën e duhur dhe provoni të flisni me një tonë të ulët . Kjo  do të  përmirësoj   gjendjen  tuaj .
Vëllezër provoni që të jeni sa më të pasur , Ebu Abas (r.a) ka thënë ; ” Sikur që duagruaja të zbukurohet për mua edhe unë do të zbukurohem për gruan time , dhe kështu duhet të jetë që të mbahet  marrëdhënie  e fortë ndërmjet jush .
Mos u largoni për kohë të gjatë nga gruaja e posaçërisht  kur nuk keni fëmijë , kaloni sa më shumë  kohë me të . Mos thuaj nuk e di pse ankohen unë kaloj  mjaft kohë me të , tri apo katër  orë mos  mendoni ashtu sepse shumicën e kohës e kaloni duke shikuar  TV  ,por koha më e çmuar është kur bisedoni me të ,Si kalove sot ?  Çka bëre ? Çfarë  ke  Gatuar ? 
Problemi më i madh në marrëdhënie bashkëshortore është sepse kanë mungesa  të komunikimit .
Gjithashtu  dilni së bashku nga shtëpia  që të jeni vetëm me njëri tjetrin , por fatkeqësisht  jetojmë  me një shoqëri që bashkëshortët nuk kanë  shumë  kohë  për asgjë .

Si mundet gruaja ta fitoj dashurin e burrit ?

Së pari mos u sillni  sikur të është i zënë në burg jepni hapësire ,shumë  nga motrat e bëjnë një  gjë të tillë ,lusim Allahun (s.v.t) që ti  falë , shumica prej tyre bëjnë pyetje ,Ku shkove ?,Çfarë bëre ?, Në sa koha kthehesh ?, Me kë bisedove ? ,A je i sigurt ?
Duhet që të ketë besim në mes burrit dhe  gruas jepi hapësirë , lëre që të luaj futboll , të dal me shokë . Mos  pyete  gjithë herë ku je dhe ku po shkon ? ,sepse këto gjëra mund ta largojnë  atë nga ti .Motër kurrë mos u anko e të thuash se fqinjët kanë  këtë  e atë kanë  shtëpi e veturë  e ti nuk ke asgjë , je e kënaqur me atë që Allahu (s.v.t) të ka  furnizuar,  provo të rregullosh  jetën tënde .
Allahu (s.v.t) ka  thënë ;”Gruaja është mbajtësja e Botës .”

Marrë nga youtube: Samir Abu Hamza
Përktheu nga Anglishtja : LL.Hoxha

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e: www.krenaria.com

http://www.islamifejaevertete.com/

 

Must Read