BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimÇfarë kemi përgatitur për udhëtimin tonë ?

Çfarë kemi përgatitur për udhëtimin tonë ?

 

Çfarë kemi përgatitur për udhëtimin tonë ? 

Ajo ishte bërë kockë e lëkurë, ishte e lodhur dhe kishte humbur forcën e mëparshme.
Megjithatë, kjo aspak nuk e ndalonte të lexoj Kur’anin.

Gjithmonë duke qëndruar në faltoren që babai kishte rregulluar për të. U përkulej, bënte sexhde dhe u drejtonte duke ngritur krahët në namazin e saj. Gjithmonë ishte kështu, që nga agimi deri në muzg dhe anasjelltas, nuk dinte se ç’ishte plogështia.

Sa për mua, unë kam qenë një fanatike e revistave të modës dhe një lexuese e pasionuar e romaneve. Aq shumë i doja filmat saqë kinemaja ishte bërë shtëpia ime e dytë. Edhe siç thuhet, kur diçka të bëhet zakon ajo të ngjitet si një etiketë. 

I neglizhoja përgjegjësitë e mia ndërsa përtacia përmblidhej në namazin tim. Një natë, sapo fika VCR’ën, pasi kalova tre orë rresht para TV-s, thirrja e Muezinit shpërtheu të qetën natë. 
Qetësisht u mbulova me qebe. 
Dhe në atë moment dëgjova zërin e saj nga faltorja.

– Po, urdhëro Nuran, a ke nevojë për diçka? i thash. 
Me tjera fjalë, ajo m’i prishi planet e mia. 
-“Mos fle pa e falur Sabahun !”
– “Ahh… por ende ka kohë para agimit… edhe një orë e ca minuta ! “
Më ftoi pranë saj me zërin e saj të butë.
Gjithmonë ishte kështu, edhe para se sëmundja e saj e tmerrshme ta trishton dhe ta gozhdon në shtrat.
-“Hanë eja ulu pranë meje.” 
Nuk mund t’i refuzoj asgjë, është aq e pastër dhe aq e sinqertë.
-“Po Nuran?”
– “Ulu këtu të lutem.”
– “Ne rregull, po ulem. Si është puna motra ime?”
Me zërin e saj më të bukur, filloi të recitojë:

{ Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u 
plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; …
} [ Surej 3 – Ajeti 185 ]

U ndalë duke menduar. Dhe, më pyeti:
– “A beson në vdekjen?”
– “Sigurisht që besoj.”
– “A mendon se ke për të dhënë llogari për secilën nga veprat e tua, pavarësisht madhësia tyre?”
– “Po sigurisht, por Allahu është Falës dhe i Mëshirshëm dhe unë kam një jetë të gjatë para vetës.”-“STOP oj Hanë… a nuk ke frikë nga vdekja dhe befasia saj? 
Merre rastin e Hindit. Ajo ishte më e re se ti por vdiq në një aksident automobilistik. Njësoj për filanen dhe fisteken. 
Vdekja nuk pyet moshë dhe mosha nuk mund të jetë tregues se kur ke për të vdekur.

Errësira e dhomës ma mbushi zemrën me frikë.

-“Kam frikë nga errësira dhe tani më bën të kem frikë nga vdekja, më nuk mund të flejë dot. 
Nuran, mendova se më pate premtuar për të kaluar pushimet verore me ne.”

Impakt. Zëri iu thyej dhe zemra iu dridh.

-“Mundët që të bëj një udhëtim të gjatë oj Hanë, mirëpo diku tjetër.
Por kushedi, ndoshta. Jetët tona janë në Duart e Allahut dhe Atij i takojmë të gjithë.”

Sytë më mbushëm me lot. Mendoja për sëmundjen e tmerrshme të motrës sime dhe se si mjekët patën njoftuar babin tim se kishte shumë pak shpresa që Nurani t’i mbijetojë sëmundjes.
Por, asaj, asgjë s’i kemi treguar. Kush ia kishte përmendur? 
Apo ndoshta vetvetiu ka kuptuar diç nga e vërteta.

-“Dhe ti Hanë, sa vjet do jetosh ? Njëzet vjet, ndoshta ? Dyzet ? E pastaj ?”
Në errësirë kërkoi dorën time dhe e shtrëngoi butësisht.
-“Nuk ka dallim mes nesh; do ta braktisim këtë botë për të jetuar në Xhenet apo për të vuajtur në Xhehenem. Dëgjo fjalët e Allahut” :

{ … kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet,
ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet)
.} [ Sureh 3 – Ajeti 185 ]

U tërhoqa nga dhoma e motrës sime me mendjen e mjegulluar, fjalët e saj akoma më tingëllonin në kokë: “Allahu të udhëzoftë oj Hanë – mos i harro namazet e tua!”

Ora 8 :00 në mëngjes. Trokasin në derën time. 
Unë zakonisht kurrë nuk zgjohem në këtë kohë. 
Panik. Konfuzion, hutim. O Allah, po çfarë ka ndodhur ?
Gjendja e Nuranit ishte përkeqësuar pas Faxhrit (namazi i sabahut), menjëherë e kishin dërguar në spital …Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhi’un.

Po ngjanë se nuk do të udhëtojmë këtë verë.

Ishte ora 01 :00 e pasdites. Nëna thirri në spital.
-” Po. Mund të vini ta vizitoni tani.” 
Zëri i babit kishte ndryshuar, nëna mundej të zbulonte se diçka fatale kishte ndodhur. Jemi nisur menjëherë. 

Ku humbi ajo rrugë ku shëtisja ditë e natë dhe që më dukej e shkurtër. 
Pse ishte kaq e gjatë tani ? Ku humbi ajo turmë e shtrenjtë dhe ai qarkullim që më bënte të kthej kokën djathtas majtas. 
O njerëz, po ikni nga rruga ime, na lini të kalojmë !
Nëna mbante kokën në duar duke quajtur dhe duke bërë Dua për Nuranin.

Mbërritëm para hyrjes kryesore të spitalit. Një njeri rënkonte përtokë, një tjetër kishte bërë aksident dhe sytë e një të tretit ishin shtangur, ishte e pamundur të thoshe se a ishte gjallë apo i vdekur.
I ngjitëm shkallët që çojnë te dhoma e Nuranit dy kah dy.
Ajo ishte në kujdesin intensiv. Infermierja na u afrua.

-“Më lejoni të ju udhëheq tek ajo.” Gjersa kalonim korridorin, infermieria na tregoi se sa e sjellshme ishte Nurani. Dhe disi e siguroi nënën duke i thënë se gjendja e Nuranit ishte përmirësuar në krahasim me mëngjesin.

-“Më vjen keq, por jo më shumë se një vizitor në një kohë.” 
Ishim në njësinë e kujdesit intensiv.
Përmes dritares së vogël në derë dhe pas një turmë bluzash të bardha, mund t’i shikoja sytë e motrës sime.
Nëna qëndronte pranë saj. Pas dy minutash, nëna doli e përlotur.
-“Mundesh të hysh dhe t’i japësh Selam me kusht që mos t’i flasësh shumë,” më thanë të gjithë. 
“Dy minuta janë të mjaftueshme.”

-“Si je Nuran? Motra ime, dje ishe mirë, çfarë ndodhi?” 

U kapëm dorë për dore, e ajo m’i shtrëngonte dobësisht.

-“Elhamdulilah, edhe tani jam mirë.”
-“Elhamdulilah… por… duart e tua janë shumë të ftohta.”

Jam ulur pranë saj mbi krevat dhe i vura duart mbi gjunjët e saj. 
Ajo m’i shtyu duart.
-“Oh më fal… a të lëndova?”
-“Jo, veç se i kujtova fjalët e Allahut.”

{ Dhe ai (që po jep shpirt) do ta kuptojë më në fund se ishte ndarja (koha e vdekjes); Dhe t’i bashkohen këmbët me njëra-tjetrën.
Drejtimi atë Ditë do të jetë drejt Zotit tënd (Allahut)!}
[ Sureh 75 – Ajeti 28 – 30 ]

-“Oj Hanë, lutu për mua. Ndoshta së shpejti do ta përjetoj ditën time të parë në Ahiret. Është një udhëtim goxha i gjatë dhe s’kam përgatitur mjaft vepra të mira në valixhen time.”

Me këto fjalë, një lot iku nga syri imë dhe ndaloi në faqen time. 
Filluam të qajmë së bashku. Dhoma kishte humbur pas mjegullës së lotëve tanë dhe ngelëm vetëm ne të dyja – dy motrat të përlotura.
Lotët rrëke më shkonin dhe përfundonin mbi duart e motrës sime që e mbaja për duar.

Tani, babi u merakosej më shumë për mua. 
Kurrë s’kisha qarë kështu në jetën time.

Në shtëpi, nga dhoma ime e shikoja diellin duke perënduar në këtë ditë të trishtuar. Heshtja kishte pushtuar mbarë shtëpinë.
Një kushërirë më vizitoi në dhomën time, pastaj edhe një tjetër. 
Vizitorët ishin të shumtë dhe të gjithë zërat që vinin nga poshtë u gërshetonin mes veti.

Vetëm një zë ngelej i qartë e i kuptueshëm… Nurani kishte vdekur!

Ndalova së kushtuarit vëmendje se kush vinte e kush dilte. 
S’më kujtohej fare se ç’më kishin thënë. O Allah, ku gjendem? 
Çfarë kishte ngjarë? As nuk mund të qaja.
Më vonë brenda javës, më treguan se çfarë kishte ngjarë. Babi kishte kapur dorën time për t’i thënë, përfundimisht, motrës sime lamtumirë dhe e kisha puthur Nuranin mbi kokë. 
Megjithatë, asgjë s’më kujtohej veç një gjë, ajo e shtrirë mbi atë shtrat… ai shtrat mbi të cilin do të vdiste. E kujtova ajetin që e pat recituar:

{ Dhe t’i bashkohen këmbët me njëra-tjetrën.} (Kijame, 29).

… dhe unë shumë mirë e dija domethënien e këtij Ajeti:

{ Drejtimi atë Ditë do të jetë drejt Zotit tënd (Allahut)!} 
(Kijame, 30) 

Atë natë, kam hyrë në faltoren e saj vjedhurazi (pa u vënë re nga të tjerët).
Duke i shikuar mobiliet e palëvizshëm dhe pasqyrë e heshtura, 
mendja më shkoi tek ajo që kishte ndarë me mua barkun e nënës sime.

Nurani ishte motra ime binjake. 

E përkujtoj atë më të cilën i pata ndarë vështirësitë. 
E cila m’ i patë diellzuar ditët e lagështa.
E përkujtoja atë që lutej për udhëzimin tim dhe që kishte derdhur shumë lot në netët e gjata duke më folur për vdekjen dhe Ditën e llogarisë. 
Allahu na ruajt të gjithëve. Kjo natë është nata e parë që Nurani do ta kalojë në varrin e saj. O Allah, mëshiroje atë dhe ndriçoje varrin e saj.

Ky ishte Kur’ani i saj, kjo sexhadeja dhe kjo ishte fustani rozë i saj të cilin e ruante për ditën e martesës së saj, fustanin që e ruante për bashkëshortin e saj.

E, përkujtoja motrën time dhe i qaja ditët që i pata humbur. 
Lutesha Allahun t’i bëj mëshirë, t’i pranoj veprat e mia dhe të më fal. Lutesha Allahun që ta bëj atë të qëndrueshme në varrin e saj ashtu edhe siç donte të përsëriste në lutjet e saja.

Në këtë çast, jam ndalur. 

Pyesja veten: po të kisha qenë unë e vdekur? Ku do të isha? 

Frika më shtrëngoi dhe lotët u kthyen përsëri.

“Allahu Ekber, Allahu Ekber…” Ezani i parë u ngrit butësisht prej xhamisë, po sa i këndshëm ishte kësaj radhe!

U ndjeva e qetë dhe e rehatshme gjersa përsërisja ezanin. 
Mbulova supet e mia me një shall dhe u zgjova për të falur sabahun. 
U fala sikur të ishte namazi im i fundit, namazi i lamtumirës, njësoj si Nurani dje. 

Sabahu qe’ namazi saj i fundit. 

Tashmë dhe insha’Allah gjatë tërë jetës sime që më ka mbetur, po qe se gdhihem nuk do shpresoj të jem e gjallë në aksham, dhe natën nuk do shpresoj të jem e gjallë në mëngjesin e ardhshëm.

Të gjithë ne do ta bëjmë të njëjtin udhëtim si Nurani. 

Çfarë kemi përgatitur për këtë? . . .

Medito mbi këtë rrëfim dhe tërhiq prej saj çfarë të vyen për këtë botë, dhe mbi të gjitha, për botën tjetër.

 

Përktheu dhe përshtati:   Fitim Miftari, Presheve

 

Burim: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read