BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiÇfarë quhet Mëkat i Madh?

Çfarë quhet Mëkat i Madh?

 

Çfarë quhet Mëkat i Madh?

 

Pikëpamja e cila mbështetet nga dëshmitë, është ajo se, kushdo që praktikon një mëkat që:

  1. 1.Kërkon një ‘Hadd’[1] në këtë botë[2], sikurse mëkati i vrasjes, kurvërisë ose vjedhjes

         apo

  1. 2.Nëse kemi një paralajmërim për sa i përket atij [specifikisht] , qoftë nëse është paralajmërim i një ndëshkimi në Botën Tjetër[3], të Zemërimit të Allahut[4] ose kërcënim[5]
  2. 3.Apo, që veprimi i një mëkati të tillë është mallkuar nga Profeti ynë Muhamedi – paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të[6].

Këto janë me të vërtetë mëkatet e mëdha, dhe duhet që të kuptohet se disa mëkate të mëdha janë më të mëdha sesa disa të tjera…

Vërejtje: Dije, se veprimi i vazhdueshëm i një mëkati të vogël konsiderohet mëkat i madh.

Përshtati: M. M.

 

Burimi: El Keba-ir: fq.6,

 

Autori: El Hafidh edh-Dhehebi

 

Referenca: http://www.subulassalaam.com

 

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com



[1] “Hadd-i” është ndëshkim (trupor apo kapital) që definohet specifikisht (ose ‘rregullohet’) në Ligjin Islamik.

[2] Një Hadd; sikurse kurvëria: {…(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe Lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna} [En-Nur: 2]

[3] Një paralajmërim rreth një dënimi në Botën Tjetër: { Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehenemit} [En-Nisa: 10]

Nga Suneti Profetik: “Mos fitoni dituri që të garoni me dijetarët, ose që të debatoni me të marrët, ose që të tërhiqni vëmendjen tuaj në tubime. Për atë që vepron kështu, atëherë është [i takon] zjarri! Zjarri!”

[4] Zemërimi i Allahut: { Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh} [En Nisa: 93]

Dëshmi nga Suneti Profetik: “Nuk ka ndonjë person i cili ec me mendjemadhësi, duke e lavdëruar veten e tij, përveçse Ai do ta takoj Allahun derisa Allahu është i zemëruar [si i takon madhërisë së Tij] me të.”

[5] Një kërcënim: Kamata [Riba] {…E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E, nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj – askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni. [El Bekareh: 279]

 

[6] Mallkimi i Profetit – : “Profeti – Lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka mallkuar burrat të cilët vishen si gra dhe gratë të cilat vishen si burra.”

 

 

Must Read