Si e dini që zemra juaj është e sëmurë?
Shejh Ibn Uthejmini, ka thënë:
Nëse e shihni se zemra:
– Nuk e refuzon të keqen,
– Nuk është e qëndrueshme (në pasimin e së vërtetës),
– Nuk është e qetë me të mirën,
Atëhere dije se zemra jote është e sëmurë, prandaj përpiqu ta rregullosh atë.
Ndërsa, nëse e shihni zemrën tuaj, se:
– Ajo i gëzohet të mirës që e bën,
– Thërret për të,
– E urren të keqen dhe qëndron larg saj,
atëhere, dijeni se keni një zemër të shëndetshme.
E lusim Zotin të na bëjë neve dhe juve prej të tillëve.
Shpjegimi i Sahih Muslim, 1/300.