BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiFSHEHJA E VEPRAVE TË MIRA

FSHEHJA E VEPRAVE TË MIRA

Fshehja e veprave të mira është prej shenjave më të spikatura të brendisë së shëndoshë të njeriut. Allahu e çmon dhe e shpërblen sakrificën e të sinqertëve për t’i fshehur veprat e mira jashta farzeve. Fshehja e veprave të mira është gjë me të cilën fitohet dashuria e Allahut. Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Allahu e don robin e devotshëm, të pasur dhe të fshehur”. (Transmeton Muslimi)

Thotë Zubejr ibn Avami: “Bëni vepra të mira të fshehura, ashtusiç edhe keni vepra të këqija të fshehura”.

Thotë el Khurejbi: “Kishte dikush prej të parëve tanë vepra të mira për të cilat nuk dinte askush përveçse bashkëshortja e tij”.

Veprat e mira të fshehura nuk kanë mundësi që t’i bëjnë përveçse burrat e vërtetë dhe gratë e vërteta…veprat e mira të fshehura janë zbukurim i vetmisë me Allahun e Lartësuar, mirëpo në këtë kohë ku vepra e mirë sekrete gjindet shumë pak ose është harruar, është obligim i yni që ta rringjallim kuptimin e këtij virtyti me njohuri rreth kësaj dhe me zbatim në praktikë dhe është obligim i rinistëve të rizgjimit Islam ta edukojnë veten e tyre në këtë virtyt të çmuar.

Një faktor tjetër që s’duhet të nëpërkëmbet është fakti se shejtani nuk është i kënaqur dhe nuk pushon përderisa robit një vepër të mirë sekrete t’ia mbush menden që ta publikon.

Kjo ndërhyrje e shejtanit edhe poashtu ekzistenca e disa muslimanëve me zemra të sëmura të cilat duan famë dhe të njihen në mesin e njerëzve, njerëz të cilët vuajnë për famë dhe vuajnë nga narcizmi dhe vetpëlqimi, të gjitha këta kanë kontribuar që të humbet bereqeti nga fusha e veprimit Islam.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Lutni Zotin tuaj me frikë dhe në fshehtësi, Ai me të vërtetë nuk i don tepruesit”. (el A’raafë 55)

Ishte Zejnul Abidini i biri i Husejnit njeri i cili kujdesej me sadaka për njëqind familje të Medines, ai u sillte natën tek dera njerëzve ushqim dhe njerëzit nuk e dinin se kush ua ka sjellur, derisa një ditë vdiq Zejnul Abidini dhe atëherë njerëzit kuptuan se ai ua kishte sjellur ato ushqime, kur e zhveshën kufomën e tij për ta përgatitur gjetën shpinën e tij përplot nishane nga thasët që i kishte bartur deri tek shtëpitë e vejushave.

Ishte Abdullah ibn Mubareku që e mbulonte fytyrën e tij kur dilte në fushbetejë, ashtuqë mos të njihet dhe të mahnitet me veten tij.

Ishte Davud bin ebi Hind njeri që ka agjëruar katërdhjetë vite dhe familja e tij nuk e kanë ditur këtë.

Ishte Rebi’j bin Khajthem njeri që punonte gjithçka në mënyrë sekrete, nuk dinte askush për të, kur do të vinte dikush tek ai për ta vizituar, ai menjëherë do ta mbulonte Kur’anin me ndonjë petk, ashtuqë vizituesi mos ta kuptojë se ky ka lexuar.

Thotë Seleme bin Dijnar: “Fshehi veprat e mira ashtusiç i fsheh të këqijat”.

Nga: AbulAziz el Xhulejil

Përktheu me disa shtesa: Enis Arifi

Must Read