PJATA E THYER

“Ju e kishit shembullin më të mirë në të Dërguarin e All-llahut”    (el-Ahzab 21) 

Arsyeja për suksesin e Pejgamberit ( salAllahu alejhi ue sel-lem) në çdo sferë të jetës së tij ishte shkathtësia në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ndërsa marrdhënia më delikate është ajo midis bashkëshortëve. 

Dihet se gratë janë krijuar fizikisht të bukura dhe tërheqëse, por gjithashtu me emocione të forta, duke rezultuar në mangësinë e marrjes së veprimeve të përshpejtuara.

Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem)e dinte se durimi, një përzgjedhje e mençur e fjalëve, të përmbajturit janë cilësi që burri duhet ti zotërojë, në mënyrë që t’i mundësojnë atij të menaxhoj ndryshimet emocionale të gruas së tij.

Enesi dhe Umm Selemeh (radijAllahu anhuma), kanë treguar se njëherë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem) ishte në shtëpinë e njërës prej grave të tij me disa nga shokët e tij, Umm Selemeh ia dërgoi atij një pjatë me ushqim, kur Aishja (radijAllahu anha) e pa atë, e goditi enën që ishte në dorën e shërbetorit dhe e përmbysi (theu) pjatën. Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem) e mblodhi ushqimin e shkapërderdhur që ishte në pajtë duke ju thënë shokëve të vet dhe u tha shokëve të tij:

“Hani! Nëna juaj  xhelozoi. Hani! Nëna juaj xhelozoi.”

Pasi hëngrën, Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem) e mbajti pjatën e thyer në shtëpinë e Aishes, ndërsa mori një pjatë të mirë prej saj dhe ia dërgoi Umm Selemes, dhe i tha:

“Një pjatë për pjatën (e thyer) dhe ushqim për ushqimin (e përmbysur).” (Transmeton Nesaiu, Ibën Maxheh . I saktë nga shejh Albani në “Irua- ul Galil”  1523).  

Imagjinoni këtë skenë sikur të ndodhë në shtëpitë tona, një grua then enën me ushqim të sapo gatuar!

Si do të prisnit të reagonte një bashkëshort që dëshmoi një veprim të tillë? Ndoshta duke e humbur durimin dhe duke bërtitur me inat: ”Çfarë ke bërë? A ke luajtur mendsh?

Hapat e mençur që ndërmori Pejgamberi ( salAllahu alejhi ue sel-lem) në lidhje me sjelljen e Aishes 

  • Ai u përmbajt nga qortimi ndaj saj para të tjerëve. Në vend të poshtërimit, ai (salAllahu alejhi ue sel-lem) ofroi një shpjegim për sjelljen e saj para shokëve të tij që ishin prezent, duke iu referuar Aishes (radijAllahu anha) me një titull respektues “Nëna juaj” , Me këtë deklaratë të thjeshtë, ne kuptojmë që nëna e besimtarëve u ndikua nga emocionet e saja njerëzore si grua.
  • Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem) personalisht e regulloi situatën duke pastruar rrëmujën. Kjo tregon përulësinë dhe madhështinë e karakterit të tij. Ai (salAllahu alejhi ue selam) mund të kishte kerkuar prej gruas së tij ose shokëve, mirëpo nuk e beri  këtë duke e ditur gjendjen e saj të zemëruar dhe duke mos dashur që ta poshtëroj, e pastroi vetë para një auditori.
  • Ai zbatoi drejtësinë dhe organizoi dëmshpërblim duke i kërkuar Aishes (radiAllahu anha) ta zëvendësonte enën e thyer. 

Ka qenë moral, etikë dhe urdhër i Pejgamberit (salAllahu alejhi ue sel-lem) që të sillemi mirë me familjen.

“Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri ndër ju në moral, dhe më i miri në moral është ai që është më i mirë me familjen e tij”.  (Tirmidhi 1162)

Përmblodhi:Hamide Mustafi

Must Read