BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunCilat janë punët(veprat) që i qojnë njerëzit në Xhennet?!

Cilat janë punët(veprat) që i qojnë njerëzit në Xhennet?!

Është pyetur shejhu-l-islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë): Cilat janë punët e banorëve të Xhennetit?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Punët e banorëve të Xhennetit janë: Besimi dhe devotshmëria.
Punët e banorëve të Xhennetit janë: Besimi në Allahun, Melaiket, librat e Tij, Profetët e Tij, Ditën e Fundit dhe Besimi në Kaderin e mirë e të keq. Dëshmia e shehadetit me të dyja pjesët e saj. Dëshmia se askush nuk meriton të adhurohet veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe Haxhi. Prej këtyre punëve janë: Ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë, e nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty. Prej punëve të banorëve të Xhennetit janë: Fjalët e vërteta, ruajtja e amanetit, mbajtja e besës, mirësjellja me prindërit, lidhja farefisnore, bamirësia ndaj komshiut, jetimit, të varfrit, skllavit madje edhe kafshëve. Prej punëve të tyre gjithashtu është sinqeriteti, mbështetja tek Allahu, dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal lAllahu alejhi ue sel-lem), frika nga Allahu, shpresa tek mëshira e Tij, kthimi tek Ai, durimi për hir të Tij në atë që të cakton Ai dhe falënderimi ndaj mirësive të Tij. Prej punëve të tyre gjithashtu është leximi i Kur’anit, përmendja e Allahut, lutja e Allahut dhe kërkimi prej Tij. Prej punëve të tyre gjithashtu është edhe urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat, lufta në rrugën e Allahut kundër mosbesimtarëve dhe hipokritëve. Gjithashtu prej punëve të tyre është të afrohesh me atë që të është larguar, t`i japësh atij që nuk të jep dhe të falësh atë që të bëri padrejtësi sepse Allahu e ka përgatitur Xhennetin për të devotshmit: “Të cilët shpenzojnë në mirësi dhe vështirësi, të cilët e fshehin zemërimin e tyre dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 134) Prej punëve të banorëve të Xhennetit gjithashtu është edhe drejtësia në të gjitha çështjet e me të gjithë njerëzit, qofshin edhe me mosbesimtarët etj.

Burimi:
Autor: Abdurrahman ibn Raxheb & Abdulvahid el-Magribi
Titulli: Frika prej Xhehenemit dhe malli për Xhennetin
Përktheu: Abdurrahim Balla
Botues: Rinia Islame

Must Read