BallinaAKTUALEAnalizaDallimet mes Kapitalizmit dhe Islamit

Dallimet mes Kapitalizmit dhe Islamit

Dallimet mes Kapitalizmit dhe Islamit

Parashtrojmë pyetje se, a thua vallë, a ka dallim mes kapitalizmit dhe sistemit ekonomik islam? Në fakt, të dy sistemet të lejojnë të pasurohesh, por ato krejtësisht ndryshojnë në atë se si ato të holla duhet akumuluar dhe harxhuar. Shkaqet për tërë këto ndryshime janë burimet dhe qëllimi përfundimtar i secilit sistem.

Kapitalizmi është i bazuar në konceptin se ekonomia është ajo e cila i kontrollon nevojat e njeriut, të cilat janë të pakufizuara dhe poashtu tregon se si të plotësohen këto nevoja. Ky sistem varet nga ajo ndarje që e bën kisha dhe shteti, ose, me fjalë të tjera, ndarja që e bën Krijuesi sipas kërkesave jetësore. Koncepti i lirisë luan një rol të madh në ideologjinë kapitaliste. Liria garantohet nga shteti, prandaj, njeriu është i lirë t’i plotësojë nevojat e tij në çfarëdo mënyre qoftë, përderisa nuk e nëpërkëmb lirinë e të tjerëve. Kishte qenë e udhës që t’ia japim një shikim rrugëve rreth nesh dhe t’i shohim rezultatet katastrofale të këtij sistemi! Kjo gjendje është nga shkaku i plotësimit të nevojave dhe në këtë rast mund të themi se industria e pornografisë dhe ajo alkoolit/drogës janë ato që më së shumti bëjnë profit në sistemin kapitalist. A është ky ai sistem në të cilin duam t’i rrisim fëmijët tanë?

Sistemi ekonomik islam niset vetëm nga ai burim që është i kapshëm për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat e të gjithëve, pa rezultuar në kaos. Burimi i këtyre rregullave është, pa dyshim, Krijuesi ynë. Islami, i cili burimin e tij e ka nga Krijuesi, nuk i mohon nevojat e njerëzve, por në vend të kësaj (mohimit të nevojave njerëzore), ai (Islami) i rregullon mënyrat dhe rrugët se si këto nevoja dhe dëshira duhet të përmbushen. Ne, si qenie njerëzore, e kemi lirinë për t’i shfrytëzuar mendjet tona për ta argumentuar ekzistimin e Zotit dhe se Islami është mëshirë prej Tij për neve me qëllim që të udhëzohemi dhe të jetojmë duke pasur objektiva dhe qëllime, e jo pa to. Nëse Islami pranohet nga individi, ai pastaj i bëhet ithtar i rregullave që janë të vëna në të (Islam). Kjo tregon se si Islami e definon lirinë në të jetuarit tonë. Ndër të tjerash, liria është të jetuarit nga sistemi më i mirë i mundshëm, e duke mos bërë ndonjë sistem, i cili e shkatërron të jetuarit e të tjerëve.

Kapitalizmi, përveç tjerash, është i bazuar në teorinë e pamjaftueshmërisë (mungesës) relative. Kjo do të thotë se gjithmonë duhet të ketë një pamjaftueshmëri të artikujve të përdorimit të gjerë për t’i përmbushur nevojat e njerëzve. Kjo, lirisht mund të thuhet se nuk ka të bëjë me realitetin objektiv. Sot, gjenden tepër artikuj të përdorimit të gjerë për t’i përmbushur nevojat e secilit individ, por kjo në fakt, e kundërshton parimin e pamjaftueshmërisë relative, ku disa njerëz janë në mungesë edhe të gjërave elementare, përderisa disa njerëz tjerë kanë tepricë të këtyre gjërave (elementareve), por edhe të gjërave sekondare njëashtu. Çfarë absurdi! Kjo teori e ndan shoqërinë në dy pjesë, ku pjesa e parë është më e vogël dhe ata kanë të grumbulluar shumë pasuri, përderisa disa të tjerë, të mjerë, luftojnë edhe për kafshatën e gojës.

Islami, për dallim nga kapitalizmi, nuk e përkrah idenë e pamjaftueshmërisë relative. Islami nuk lejon që kjo gjë të ndodhë. Nevojat bazike janë të garantuara për çdo musliman, por edhe për çdo jomusliman, nëse pushteti shtetëror është në duar të muslimanëve. Në këto nevoja përfshihet ushqimi adekuat, veshmbathja, arsimimi dhe siguria fizike. Qëllimi primar është që të gjithë të prodhojnë dhe të gjithë të konsumojnë. Islami nuk bazohet në çmim, si metodë të shpërndarjes së të mirave, por ai bazohet në diçka më të mirë, e ajo është mënyra e shpërndarjes së mjeteve financiare deri tek të gjithë pjesëtarët e një pjeseje të caktuar lokale. Nëse nevojat bazike plotësohen, çdokush mund të jetojë një jetë më të lumtur, por, përveç kësaj, njerëzit janë të lejuar të kërkojnë ndonjë jetesë që atyre i përshtatet më së miri më qëllim që ajo (jetesa e tyre) ta arrijë maksimumin e mundshëm në çështjen e përmbushjes së gjërave të nevojshme. Nëse ky sistem merret në konsideratë dhe futet në përdorim, e tërë shoqëria do të prosperojë, më dëshirën e All-llahut të Lartësuar, sepse kur njerëzit punojnë për të qenë më të lumtur, e jo më të pasur, atëherë, ata janë më të suksesshëm dhe më produktivë. Mund të kemi dallime të mëdha ekonomike mes njerëzve dhe qëllimi që të gjithë t’i kenë nevojat bazike të plotësuara. Mirëpo, duke e marrë parasysh se njerëzit kanë aftësi të ndryshme për të vepruar, nuk është mëkat nëse ndokush dëshiron të fitojë më shumë. Sistemi ekonomik islam është, thjesht, vetëm pjesë e Islamit. Ai (sistem) nuk mundet të jetë pjesë e ndarë e kësaj feje madhështore. Muslimanët i përmbahen urdhërit që u është dhënë atyre: “Kërkoje vendin tënd në botën e ardhshme, në atë që All-llahu jua ka dhënë juve, mos e lë anash pjesën tënde të kësaj bote dhe bëhu i sjellshëm ashtu sikurse All-llahu është sjellur mirë me ty dhe mos bën vjedhje në tokë!” (Kur’an).

Burimi: http://www.icsfp.com/EN/Contents.aspx?AID=3054
Nga Anglishtja : Arsim Jonuzi

Must Read