Imam Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Dallimi mes vërtetësisë dhe sinqeritetit është se robi ka një të kërkuar dhe një kërkesë (një të synuar dhe një synim).
Sinqeriteti: është njësimi i të kërkuarit.
Kurse vërtetësia: është njësimi i kërkesës.
Sinqeriteti: është pandashmëria e të kërkuarit.
Kurse vërtetësia: është pandashmëria e kërkesës.
Vërtetësia është përpjekja dhe sakrifica, kurse sinqeriteti është veçimi i të kërkuarit (synuarit).
Dhe umeti është pajtuar që këto punë dhe vepra të zemrës janë të detyrueshme në përgjithësi”.
[Pista e udhëtarëve drejt Allahut. (1/ 130)].