BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMuslimani duhet të jetojë ndërmjet frikës dhe shpresës

Muslimani duhet të jetojë ndërmjet frikës dhe shpresës

Muslimani duhet të jetojë ndërmjet frikës dhe shpresës, në mënyrë që të mos ketë shpresë të tepërt, e të renditet në radhët e murxhieve, të cilët thonë se përderisa njeriu është besimtar, mëkatet nuk e dëmtojnë; po ashtu të mos e teprojë në frikën prej Allahut, në mënyrë që të mos jetë prej havarixhëve dhe mu’tezilive, të cilët thonë se ai që bën mëkat të madh do të jetë përjetësisht në Zjarr, nëse vdes pa pendim.

Përkundrazi, muslimani duhet të jetë në mes këtyre dyjave, siç lexojmë në Kuran: “Shpresojnë në mëshirën e Tij (Allahut) dhe i frikësohen dënimit të Tij.” (El-Isra, 57)

Kushdo që e vështron me kujdes fenë Islame, e gjen se parimet e saj – baza e degëzime –  të gjitha janë mesatare.”

(“Fet’hul-Barij”)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

Must Read