BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunDashuria e All-llahut të Madhërishëm është e shtuar gjatë Ramazanit

Dashuria e All-llahut të Madhërishëm është e shtuar gjatë Ramazanit

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Me të vërtetë kryerja e obligimit të agjërimit të muajit të Ramazanit në vetvete ngërthen dhe shtimin e dashurisë së agjëruesit për Zotin e tij. Të dashurit e All-llahut të Madhërishëm e duan Atë me një dashuri të sinqertë dhe shumë të madhe. “E duan Atë dhe i do ata”, pasi All-llahu i Madhëri shëm u ka dhënë prej mirësive të Tij dhe i ka begatuar me begatitë e Tij, andaj edhe nuk ka asgjë për t’u çuditur se përse e duan Atë, por ajo që është për t’u çuditur është se si All llahu i Madhërishëm i do ata, pasi vetë i ka krijuar, vetë i ka furnizuar dhe përsëri t’i dojë? Por ja që mëshira e All-llahut të Madhërishëm është shumë e madhe dhe dashuria e Tij është shumë e lartësuar.

Për dashurinë e All-llahut të Madhërishëm ka dhjetë shenja që kush i gjen do të thotë që All-llahu me të vërtetë e do atë dhe kjo nuk është assesi thjesht pretendim.

1- Dashuria ndaj fjalës së Tij me të cilën na është drejtuar dhe që e ka shpallur në formë të revelatës tek Profeti i tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Ndaj besimtari ndien mall dhe dashuri për leximin e kësaj fjale dhe për takimin e qëndri min me librin e All-llahut të Madhërishëm. Po ashtu, besimtari gjatë leximit të fjalës së All-llahut merret me meditimin e saj, me anë të së cilës përmirëson zemrën e tij, shoqërohet me të gjatë netëve të errëta dhe vetmisë së tij dhe, po ashtu, mësimet, udhëzimet, urdhrat dhe këshillat e tij bëhen legjislativi në çdo çështje të jetës.

2- Dashuria ndaj Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem) dhe pasimi i tij. Besimtari është i bindur në pagabuesh mërinë e Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe atë e ka shëmbëlltyrën më të lartë në jetë, andaj vazhdimisht angazho het që t’i dërgojë përshëndetje dhe selame. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “E veç ishte tek i dërguari i Zotit shëmbëlltyra më e mirë për ata që shpreso nin tek All-llahu dhe Dita e Gjykimit dhe e përmendin shumë All-llahun.” Prej dashurisë ndaj Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është edhe të vepruarit me mësimet e tij dhe me udhëzimet e tij pa ndonjë hezitim, pa ndonjë mëdyshje apo hamendje dhe kjo duhet të jetë në çdo fushë dhe në çdo sferë të jetës së besimtarit. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Jo për All-llahun, jo nuk do të besojnë derisa të mos gjykosh në paqartësitë e tyre dhe pastaj të mos gjejnë në veten e tyre hamendje në atë që ke gjykar dhe të pajtohen plotësisht.”

3- Xhelozia ndaj urdhrave të All-llahut dhe të hidhëruarit nëse shkon deri tek shkelja e ndonjë prej kufijve që ka vënë All-llahu i Madhërishëm për robërit e Tij. Po ashtu, besimtari duhet të përpiqet me gjithë forcat e tij që ta ruajë dhe ta çojë përpara fenë e All-llahut të Madhërishëm, andaj nëse sheh ndonjë të keqe duhet ta urrejë me zemrën e tij, të përpiqet ta ndryshojë me gjuhën e tij apo edhe me dorën e tij, nëse është e mundur një gjë e tillë.

4- Privilegji me përkujdesin e All-llahut të Madhëri shëm dhe përpjekja për ta fituar atë. All-llahu i Madhërishëm të dashurit e Tij i përshkruan në këtë formë në Kur’an, kur thotë se: “E të dashurit e All-llahut nuk kanë frikë dhe nuk mërziten, ata janë që besuan dhe ishin të devotshëm…. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “E me të vërtetë të dashurit tuaj janë All-llahu, i Dërguari i Tij dhe ata që kanë besuar, ata që e falin namazin, e japin zekatin dhe janë të përulur. E kush mund të jetë mbi All-llahun, mbi të Dërguarin dhe mbi ata që besuan, me të vërtetë pasuesit e All-llahut do të jenë triumfues.”

5- Të urdhëruarit për të mira dhe ndalimi nga e keqja, duke mos kursyer asgjë, madje as veten tënde në mënyrë që të japësh maksimumin në këtë rrugë pasi kjo është shpirti i Islamit dhe shtylla e tij. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe le të jetë prej jush një grup që thërret në të mirë, urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja. E ata do të jenë të shpëtuar.” Kjo cilësi duhet të shtohet gjatë Ramazanit dhe agjérusit e sinqertë duhet t’i ftojnë vazhdimisht njerëzit në të mirë dhe t’i ndalojnë ata nga e keqja e në veçanti kjo duhet shfrytëzohet në Ramazan pasi zemrat janë më afër Krijuesit. E këtë agjëruesit e bëjnë duke shpresuar në shpërblimin e All llahut.

6- Të shoqëruarit me të devotshmit dhe dashuria ndaj tyre, duke ndierë kënaqësi dhe mallëngjim në takimet e tyre, duke dëgjuar fjalët e tyre, duke u përpjekur që të merret mësim prej tyre dhe duke u munduar që të vëmë në praktikë shëm bëlltyrën e tyre. Po ashtu, duhet të përkujdesemi që të lutemi për ta dhe çdoherë të cekim cilësitë dhe veprat e mira të tyre në mënyrë që të merren për shembull. Në lidhje me këtë All llahu i Madhërishëm thotë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” Pastaj, në një ajet tjetër, thotë: “Dhe kapuni të gjithë për litarin e All-llahut e mos u përçani.”

7- Të afruarit drejt All-llahut me vepra vullnetare duke u munduar që të arrihet kënaqësia e Tij, e kjo mund të bëhet me vepra të mira, me namaz vullnetar, me agjërim vullnetar, me haxhe, me umre, me zekat, me lëmoshë, me sadaka, me lexim të Kur’anit, me përkujtim të All-llahut të Madhërishëm, me mirësjellje dhe me mbajtjen e lidhjeve farefisnore, si dhe shumë e shumë vepra të tjera që mund të kryhen nga njeriu. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” Po ashtu, në një tjetër transmetim kudsij All-llahu i Madhërishëm thotë: “E robi im vazhdimisht më afrohet Mua me vepra vullnetare derisa të mos e dua atë.”

8- Dhënia përparësi dashurisë ndaj botës tjetër, e cila është e qëndrueshme ndaj kësaj bote mashturese dhe të paqëndrueshme, si dhe përgatitja për Ditën e Gjykimit, për takimin me All-llahun e Madhërishëm, duke e mbushur sa më shumë bagazhin e veprave të mira dhe duke u munduar që të pakësohet sa më shumë bagazhi i veprave të këqija.
“Furnizohu me atë që është e domosdoshme. Se me të vërtetë vdekja është takimi njerëzor. A do preferoje të takohesh me njerëzit, ata të jenë të furnizuar e ti bosh t’i takosh?”

9- Pendimi i sinqertë dhe braktisja e mëkateve, e gabimeve dhe e atyre që dëfrehen, që luajnë dhe që bëjnë mëkate, sepse me të vërtetë të shoqëruarit me njerëz të lajthitur është humbje kohe, devijim dhe lajthitje. Në lidhje me këtë, All- llahu i Madhërishëm thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” Gjithashtu, është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “Njeriu do të ringjallet me atë që do.”

10- Dëshira për të vdekur në rrugën e All-llahut të Madhërishëm duke e ruajtur atë ditë kur do të shiten shpirtrat e njerëzve për hir të All-llahut dhe do të jepen në rrugën e Tij duke mos kursyer asgjë për këtë nder dhe shpërblim të madh.

Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm në një ajet thotë: “Me të vërtetë All-llahu ka blerë nga besimtarët shpirt rat e tyre dhe pasuritë e tyre që për ta të jetë Xhenneti . Ata luftojnë në rrugë të All-llahut, mbysin dhe mbyten.”

O All-llah i Madhërishëm, na shto dashurinë ndaj Teje, dëshirën për atë që është tek Ti, mallin për takimin Tënd, pasi Ti je Vepruesi i çdo gjëje!

Aid el-Karni

“30 Mësimet për agjëruesit”

Must Read