Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk mund të përmbushet pa e pasuar atë!
Ebu Umamete El-Bahiliu, radijall-llahu anhu, thotë: “Më kapi për dore Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e më tha: “Ebu Umame! Ka disa besimtarë që zemra e tyre më do mua”. (sahih, transmeton Ahmedi, shiko: “Es-Sahiha”, nr. 1095).
Çka përfitojmë nga ky hadith:
Kjo nuk mund të ndodh përpos se me pasim të sinqertë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe askend tjetër përpos tij, sepse All-llahu, azze ve xhel-le, vetëm pasimin e tij e ka bërë argument për dashurinë e Tij, azze ve xhel-le, duke thënë:
“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).
Andaj a nuk ka ardhur koha për ata që supozojnë se e duan Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në bisedat dhe këndimet e tyre që të kthehen dhe të kapen për këtë dashuri të vërtetë e cila i shpien ata në dashurinë ndaj All-llahut, azze ve xhel-le, e mos të bëhen sikur ata për të cilët poeti ka thënë:
“Ban mëkat ndaj All-llahut dhe ti manifeston dashurinë ndaj Tij
pash Zotin kjo është e pa pranuar në analogji
po të kishe dashuri të sinqertë ndaj Tij do ta respektoje
sepse ai atë që do edhe e respekton”.
Shiko: “Vargun e haditheve të vërteta”, 3/86- 87.
Muhammed Nasirud-din Albani
Përktheu: Bekir Halimi – 04.06.2006