Dedikuar adhuruesve të Krishtit
O Adhuruesit e Krishtit!
Duam një pëgjigje!
O adhuruesit e Krishtit!
Ne duam një përgjigje për pyetjen tonë, nga të mençurit tuaj!
Nëse Zoti është vrarë nga disa veprime të njerëzve… çfarë lloj zoti na qenka ky?
Ne habitemi! A u kënaq Ai me atë se çka i bënë Atij?
Nëse po,,të bekuar qofshin…
e arritën kënaqësinë e Tij!
Por nëse Ai u dëshpërua…
kjo do të thotë se fuqitë e tyre e tejkaluan të Tijën?!
A mbeti e gjithë ekzistenca pa një Ruajtës – Dëgjues ndaj çdo gjëje?
E kush pra iu përgjigj lutjeve?!
Toka dhe qiejtë a shkuan në pushim…
Kur u vendos Ai nën tokë dhe e mbuloi dheu (në varr)?!
A mbetën të gjithë botërat pa një Zot… për t’i udhëhequr,
Pasiqë duart e tij ishin të gozhduara?!
Pse nuk i ndihmuan engjëjt derisa e dëgjonin atë duke vajtuar?!
Si qëndruan drunjtë për ta mbajtur “zotin e vërtetë” derisa ai lidhej për ta?!
Si mundi hekuri ta arrij atë dhe të ngulitet në të dhe ta lëndojë?!
Si mundën duartë e armiqëve ta arrijnë atë dhe ta godasin nga prapa?!
Dhe, a u ringjall Krishti vetvetiu apo e ringjalli një zot tjetër?!
Çfarë mrekullie na qenka kjo! Një varr që e ka ngujuar një zot!
Por edhe më e çuditshme është barku i cili e mbajti atë brenda!
Ai qëndroi aty për nëntë muaj në errësirë absolute…duke u ushqyer me gjak!
E atëherë doli nga aty si një bebe e vogël, e dobët e duke kërkuar të ushqehet nga gjiri!
Ai hëngri dhe piu, dhe bëri edhe atë që vjen pas këtyre në mënyrë natyrale!
A është ky zot?!
I lartësuar qoftë Allahu nga gënjeshtrat e të Krishterëve!
Të gjithë ata do të llogariten për shpifjet e tyre!
O adhuruesit e kryqit…!
për çfarë arsye na qenka ai i lartësuar, e të mallkuar ata që e mohojnë?!
Nuk është nga e logjikshmja që të thyhet e të digjet ai (kryqi) bashkë me atë që e krijoi,
Përderisa Zoti u kryqëzua në të… dhe duart e Tij u lidhën në të?
Ai me të vërtetë është një kryq i mallkuar për ta bartur…
kështu që shkelni në të me këmbë, e mos e puthni kur ta shihni!
Zoti juaj u është abuzuar në të … dhe ju prapë e adhuroni?
Pra ju jeni njëri nga armiqtë e tij!
Nëse e lavdëroni atë (kryqin) sepse e ka mbajtur “zotin e botërave”
Pse nuk po i përuleni dhe adhuroni varrezat, sepse varri ua ka marrë zotin tuaj brenda?
Pra, o adhurues të Krishtit. Zgjohuni.
Ky është fillimi i tij dhe fundi i tij.
Ibn Kajjim El-Xheuzijeh