Librat e humbura të Biblës

 

Librat e humbura të Biblës


Bibla çfare e kemi sot është një përmbledhje e shumë librave historikë të shkruar nëpër shekuj dhe këto libra kurrë nuk u shkruan me qëllimin që të konsideroheshin për fjalë të Perëndisë. Shumë nga këta libra përmbanin dhe përmbajnë mesazhe nga fjalët e Zotit të shpallura Profetërve por shpesh herë në mënyrë të shtrembëruar dhe jo të saktë. Është rastësi që në Biblën e sotme kemi librat që i kemi. Shumë nga librat e mëhershme të konsideruara si kanon janë humbur. Këtë e dëshmon vetë Bibla. Ja lista e disa librave të humbur të Biblës:

1. Libri i Luftërave të Zotit: Për këtë mund të lexojmë tek Numrat 21:14
2. Libri i Jasherit : përmendur tek Jozuehu 10:13 dhe gjithashtu tek II Samueli 1:18
3. Tre librat e Solomonit : I pari përmbante njëmijë e pesë Psalme, i dyti përshrkuante historinë e krijimit dhe i treti përmbante tre mijë proverba. Ky libër përmendet tek 1 Mbretërit 4:32
4. Libri i të drejtave/rregullave të Mbretërisë: Këtë libër të humbur e kemi të përmendur tek 1 Samueli 10:25
5. Libri i Shikuesit Samuel
6. Libri i Profetit Natan
7. Libri i Shikuesit Gad : Librat e humbur 5, 6 dhe 7 përmenden tek 1 Kronikave 29:29
8. Analet e Profetit Shemajah
9. Libri i Idos, Shikuesit: Librat nga 8 dhe 9 janë të përmendura nga 2 Kronikat 12:15
10. Profecia e Ahijahut,
11. Vegimet e Idos, Shikuesit : librat nga 10 dhe 11 janë të përmendura në II Kronikat 9:29. Librat e Idos dhe Nathanit janë gjithashtu të përmendura këtu.
12. Analet e Jehut, birit të Hananit: Ky libër është i përmendur tek II Kronikave 20:34
13. Libri i Izaisë Profetit, ky ose ishte pjesë e Librit të tashëm të Isaisë ose ishte libër i veçantë dhe përmbante të gjitha bëmat e Uziahut: përmendet tek II Kronikave 26:22
14. Libri i Vizionit të Izaisë: Ky libër i humbur përmbante bëmat e tëra të Ezekias dhe përmendet tek II Kronikave 32:32
15. Libri i Besëlidhjes së Moisiut: Ky libër i humbur përmendet tek Dalja 24:7
Etj etj.

Sipas teorisë kristiane Bibla është fjalë e padiskutueshme e Perëndisë edhe nuk është e ndërruar apo e humbur siç po pohokan muslimanët sipas tyre.
E vërteta është se Zoti kurrë nuk e kishte bërë ndonjë premtim se Tevrati, Zeburi, Inxhili etj do të ruheshin në formën që ishin shpallur. Këtë e dëshmon edhe ajo që kemi cekur më lartë për librat e humbur të Biblës. Kjo dokumentohet nga vetë Bibla. Nëse kemi argumente jo kontestuese për humbjen e dhjetëra librash nga kanoni i Biblës si mund të pohojnë të krishterët akoma se çdo fjalë dhe shkronjë e Biblës është Fjalë e Zotit dhe e ruajtur ashtu siç e paska shpallur Perëndia.


www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read